Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ushqimet që po na sëmurin, denoncon gazetari: Produktet që nuk duhet të blini!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ushqimet që po na sëmurin, denoncon gazetari: Produktet që nuk duhet të blini!

Nga Anxhela Ferra

Shqipëria është një nga vendet më të bekuara për rritjen e produkteve ushqimore. Por, përherë e më tepër flitet për përdorim pesticidesh, plehrave me bazë nafte, ushqime të modifikuara gjenetikisht, kimikate në mish e sallam. Gazetari Mentor Kikia në një intervistë për Tirana Today denoncon përdorimin së fundmi të vajit të palmës nga prodhuesit më të mëdhenj vendas. Edhe pse nuk është i rrezikshëm drejtpërdrejtë, përdorimi i tij ka sjellë modifikimin e produkteve që ne blejmë çdo ditë.

“Vetëm në vitin 2018-të në Shqipëri kanë hyrë  3 mijë e 500 ton vaj palme. I cili përdoret në restorante dhe për produktet e bulmetit. Mashtrohen konsumatorët duke i vënë etiketa e emra të ndryshme. Qumështit të lopës, dhisë apo deles i hiqet yndyra shtazore tërësisht dhe mbetet një lëng i bardhë pa asnjë shije. I shtohet vaji i palmës me të cilin prodhohet djathi, gjiza, kosi, gjalpi.

Nuk po blejmë djathë, por një masë të bardhë që nuk duhet të quhet më djathë, pasi ky i fundit si çdo produkt tjetër ka formulën e tij. Në momentin kur ti ndryshon strukturën i heq një përbërës dhe i fut një tjetër, ky nuk është më djathë. Ti shkon në dyqan për të blerë djathë dhie, por ai nuk është i tillë. Është djathë me vaj palme dhe esencë dhie.

Ti do të konsumosh djathin e lopës, por ai është një produkt që ka për bazë vajin e palmës. Dhe asnjë prej atyre kompanive nuk e deklaron në etiketë që produkti ka vajë palme. Nëse shkon nëpër dyqane sheh dhjetëra produkte, djathë Tepelene, Përmeti, Delvine, Sarande, Lezhe. Djathë jugu, djathë veriu dhe askush nuk është në gjendje të thotë se kush e ka prodhuar këtë djathë. Ky vaj palme për të cilin ne po flasim, sipas ekspertëve përdoret sot në çdo fast-food. Në një pjesë të konsiderueshme të restoranteve. Por, jo thjesht përdoret, ajo ripërdoret disa herë.

Me të njëjtin vaj skuqen patatet për disa herë. Dhe ripërdorimi i këtij vajit është i rrezikshëm. Nga informacionet e mija më rezulton se vaji i palmës përdoret pothuajse në të gjitha fabrikat e prodhimit të bulmetit. Ato që mbushin sot frigoriferët e supermarketeve me qumësht, kos, djathë, gjalpë etj. Janë ato kompani që bëjnë reklama nëpër televizione.

Ky është mashtrimi i madh që ndodh në Shqipëri dhe kjo gjë nuk po zgjidhet. AKU është një institucion modest në krahasim me problematikën që ka vendi. Është një institucion me pak burime njerëzore, me pak fonde, pa laboratorë të nevojshëm. Kjo është pjesë e infrastrukturës që i mungon. Pjesa tjetër është korrupsioni, pasi nuk penalizohen asnjëherë prodhuesit e mëdhenj. Ata që sundojnë tregun dhe spekulojnë në mënyrë skandaloze.

Kikia shprehet se fajtor për situatën e rëndë të ushqimit nuk janë vetëm institucionet, por të gjitha hallkat abuzojnë.

Prodhuesit e pijeve alkoolike, një fushë skandaloze ku abuzimi është në flagrancë. Prodhohen verëra, raki,vodka apo pije të ndryshme me alkool industrial dhe me sheqer. Duke mos pasur asgjë organike në përbërjen e tyre. Prodhuesit e mishrave dhe sallameve të cilët fusin kimikate shumë herë më tepër sesa norma e lejuar për t’i rritur jetëgjatësinë produktit të tyre.

Tek fermerët të cilët nga etja për të nxjerrë sa më shpejt produktin e tyre stimulojnë në mënyrë artificiale rritjen apo pjekjen. Duke sjellë edhe atë shalqirin që nga jashtë duket si një frutë i këndshëm, por brenda ka thjeshtë një top të pangrënshëm të rrezikshëm.”

Në një kohë kur institucionet përkatëse çalojnë në mbrojtjen e konsumatorit, gazetari bën thirrje që çdokush të jetë më i kujdesshëm çfarë zgjedh, duke filluar nga çmimi.

“Ushqimi nuk është një bombë që plas dhe të merr jetën menjëherë. Ushqimi është një bombë që plas sot dhe ta merr shpirtin ngadalë. Atë që ti merr sot përmes ushqimit do ta paguash nesër përmes sëmundjeve, origjina e të cilave nuk dihet. Por, ndërkohë që ne do të vuajmë pasojat e këtij ushqimit. Ata që po pasurohen me ushqimet që na shesin neve, do jenë duke shijuar jetën në lagjet më të pasura të Vjenës. Dhe ne thjesht do të jemi njerëz të dënuar.

Unë personalisht më mirë preferoj të blej një rrobë shumë të lirë, sepse nga ajo nuk më gjen gjë. Por, tek ushqimi përpiqem të blej atë që është më i miri dhe jo më i liri. Ushqimet e lira janë të gjitha të falsifikuara. Nuk mund të ketë verë që kushton 250 lekë një shishe, apo lëng frutash që 1.30 litër  kushton 100 lekë; kurrë. Nuk ka kosto që mund ta justifikojë, janë të gjitha produkte artificiale. Esencë, sheqer, ujë. Ndaj atë që nuk po e bën shteti, ta bëjnë konsumatorët vetë.”/ TIRANA TODAY

Tags: AKUdenonconmentor kikiasemundjesiguria ushqimoreushqime të liravaji i palmes

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Artur Zheji jep deklaratën “bombë”: Rama mund të nxjerrë ushtrinë në 30 qershor

Artur Zheji jep deklaratën “bombë”: Rama mund të nxjerrë ushtrinë në 30 qershor

Shokon Balla: Ja video-përgjimi që s’ka dalë, zbardhja është bërë copa-copa

Shokon Balla: Ja video-përgjimi që s’ka dalë, zbardhja është bërë copa-copa

Amerikani rekordmen: Hidhet pa parashutë nga 8250 metra lartësi

Amerikani rekordmen: Hidhet pa parashutë nga 8250 metra lartësi







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com