Ndonëse Rama dhe Meta u shfaqën në kahe të kundërta sot në Kosovë, nesër pritet që të jetë një tjetër ditë me zhvillime për gjetjen e kompromisit për zgjedhjet. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë qenë sot të pranishëm në Prishtinë, për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Foto sa një mijë fjalë/ ‘Përplasje’ live mes Ramës dhe Metës, ja çfarë ndodhi sot në Kosovë
Burime për Report Tv thonë se nesër presidenti Ilir Meta do të takojë krerët e partive të mëdha politike në vend, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
Më herët, burime nga Presidenca bënë me dije se Presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Meta ndjen ‘rrezikun’ e shkarkimit, bën lëvizjen e menjëhershme (Ja çfarë do ndodhë në orën 19:00)
Të shtunën, Meta vendosi që të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryeministri Rama insiston se zgjedhjet do të bëhen. Basha mblodhi aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme. Takimi vjen pak orë nga takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë, në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.