Futboll

Zjarri që u mori jetën 10 futbollistëve, policia fajëson presidentin e Flamengo

               Publikuar në : 14:02 - 12/06/19 S.N

Policia braziliane ka risjellë në vëmendje incidentin e ndodhur muaj më parë në Brazil, ku si pasojë e zjarrit të rënë në qendrën stërvitore të grupit të Flamengos, 10 fëmijë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

Sipas hetuesve, fajin për zjarrin e rënë në objektin e klubit e ka presidenti i Flamengos, Eduardo Bandeira de Mello dhe shtatë anëtarë të tjerë të klubit, duke i akuzuar ata se e gjitha kjo ndodhi për shkak të neglizhencës së tyre.

“Duhej të vepronin për të shmangur tragjedinë, që nga neglizhenca , i kthen ata në shkaktarë”, theksohet në raportin e nxjerrë nga hetuesit.

Në lidhje me këto akuza presidenti i Flamengos refuzoi të përgjigjej, ndërsa klubi nga Rio de Janeiro theksoi se nuk ishte në dijeni të një lëvizjeje të tillë.

Hetuesit nuk kanë dhënë një shkak zyrtar për faktorin që shkaktoi zjarrin, por thanë se po hetojnë mundësinë se një njëri nga kondicionerët u përfshi nga flakët, pasi u rrit fuqia e rrymës elektrike.

Flakët përfshinë një kompleks sportiv të klubit në zonën e Vargem Grande, duke shkatërruar thuajse gjithçka. Viktimat nga tragjedia në Brazil u identifikuan si djem të moshave deri në 17 vjeç, futbollistë të skuadrave të të rinjve.

Qendra sportive e Flamengos ndodhet në perëndim të Rio de Janeiros dhe, sipas Departamentit të Zjarrfikëses së qytetit, thirrja për ndihmë erdhi në mëngjes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT