Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Vizioni i cunguar i një artisti…”, reagon Kryemadhi pas raportit të KE-së

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vizioni i cunguar i një artisti…”, reagon Kryemadhi pas raportit të KE-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se progres raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë që opozita dhe qytetarët të mos tërhiqen në kauzën e tyre.

“E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi duke sulmuar Ramën.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!

E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.

Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.

LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!

Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!

Tags: KEKryemadhiraportireagon

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
Sara Hoxha, në pritjen e ëmbël (foto)

Sara Hoxha, në pritjen e ëmbël (foto)

Kampionati ndërkombëtar i lojrave online… aty ku luhet virtualisht, por fitohet realisht!

Kampionati ndërkombëtar i lojrave online... aty ku luhet virtualisht, por fitohet realisht!

Ministrja e Ramës në pritje të fëmijës së dytë 

Ministrja e Ramës në pritje të fëmijës së dytë 







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com