Olta Xhaçka jashtë politikës, duket se po jeton një moment të lumtur në jetën e saj. Ministria e Mbrojtjes është në muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa nuk dihet ende gjinia e fëmijës. Lajmin e bëri të ditur “Gazeta Shqiptare”.
Vetë ministrja është përpjekur që këtë lajm ta mbajë sa më larg fokusit të mediave, duke u përqendruar vetëm tek puna e saj në krye të ministrisë dhe të PS.
Por barku i rrumbullakosur i saj tanimë nuk mund të fshihet.
Tre vite më parë, Xhaçka u bë mama e një vajze.
Hana lindi më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit.
Ajo është e martuar me Artan Gaçin në 2014-ën, me një ceremoni tek Kalaja e Petrelës.