Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fundjavë Ndryshe” vlerësohet “Nderi i Qarkut” Tiranë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Fundjavë Ndryshe” vlerësohet “Nderi i Qarkut” Tiranë

Këshilli i Qarkut të Tiranës vlerësoi Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” dhe drejtuesin e saj Arbër Hajdarin me titullin “Nderi i Qarkut”. Për kontributin e çmuar në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithë shoqërisë si shembull frymëzimi për të rinjtë vullnetarë. Model i vlerave më të larta të humanizmit dhe përkushtimit.

Çmimi u dha nga kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, i cili çmoi punën që Fondacioni ka kryer në ndihmë të njerëzve në nevojë në Tiranë e gjithë Shqipërinë.

“Ke bërë shumë njerëz të buzëqeshin në varfërinë e tyre dhe në hallet e problemet që ata kanë. E që shpesh herë ata që merren me politikë i harrojmë. Mesazhi yt është një mesazh shumë i fortë për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Shpesh herë na bën dhe kokë ulur për të kaluarën, sepse është një mesazh i fortë që shumë politika që ne bëjmë duhet t’i nisim në aspektin social. Duhet t’i nisim pikërisht nga ata njerëz që janë në varfëri.”

Ndërkohë drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” në fjalën e tij u shpreh se e gjithë suksesi i Fondacionit lidhet me bashkimin e mijëra shqiptarëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Unë mendoj se arsyeja që “Fundjava” u ngrit kaq lartë në kaq pak kohë ishte sinqeriteti i një grupi shumë të madh njerëzish. Të cilët nuk e pranonin dot realitetin e të parit të fëmijëve në atë lloj mënyrë që i kemi gjetur. Dhe ishte forca e rinisë shqiptare, por jo vetëm. Edhe e  466 mijë njerëzve brenda dhe jashtë vendit që kanë besuar dhe janë bashkuar me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”.”

Hajdari foli edhe për ndërtimin e qendrës më të madhe në Ballkan, Qendra e Solidaritetit, ku ndër të tjera do të ketë qendër rehabilitimi, magazina për donacionet nga shoqëria, si edhe shkollë profesionale. Për të cilën drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” u shpreh se kanë filluar të studiojnë zanatet për të cilat Shqipëria ka nevojë, me qëllim implementimin në shkollën profesionale.

“Projekti po ecën me një intensitet të madh dhe besoj se 80% e tij do të jetë gati më shpejt se dy vite. Ndërkohë ne jemi duke bërë dhe një studim për çdo zanat që do të jetë pjesë e shkollës profesionale. Gjithashtu do të ketë dhe certifikime ndërkombëtare të fushave të ndryshme.”

Ndër të tjera ai lajmëroi edhe shtrirjen e “Fundjavë Ndryshe” edhe në vendet fqinje, kudo ku ka shqiptarë që janë në nevojë për ndihmë.

““Fundjava Ndryshe” do të jetë shumë shpejt në të gjithë Ballkanin, aty ku ka shqiptarë. Do të jetë në Maqedoni, në Kosovë, në Malin e Zi. Për të gjithë zërat që mund të kenë komentuar se përse “Fundjava” nuk ka shkuar më shpejt në këto vende fqinje ka një përgjigje. Shqipëria është vendi më keq se vendet fqinje, këtu është fukarallëku më i madh.”

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Muzeut Kombëtarë morën pjesë vullnetarë, si edhe disa prej figurave të shquara të shoqërisë sonë. Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu me fjalë emocionuese i tërhoqi vëmendjen politikës dhe institucioneve të jenë më të përgjegjshme për gjendjen e popullit.

“Atë që nuk e bën politika, shteti, institucionet që paguhen e kanë fonde për të ngritur nivelin e jetesës së njerëzve. Që i lënë pa punë, nëpër kasolle, të lypin; këtë e bën ky djalë. Është një shembull i madh fisnikërie. Politika të jetë modeste dhe të mësojë nga djemtë dhe vajzat e mençura të Shqipërisë. Sepse vetëm kështu mund të ecim neve.”/ TIRANA TODAY

Tags: Aldrin Dalipiarber hajdariBallkanBujar Asqeriucmimfundjave ndryshekryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të TiranësNderi i QarkutnderohetprojekteQendra e Solidaritetitvullnetarë

TË LIDHURA

Sadushi: Gjykatat në rolin e tyre garantojnë ekuilibrin institucional
Aktualitet

Sadushi: Gjykatat në rolin e tyre garantojnë ekuilibrin institucional

17:53 | 01/04/2026
Rama: Dyfishim pagesash për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta
Kryesore

Rama: Dyfishim pagesash për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta

16:57 | 01/04/2026
Rama: Do krijojmë kompani publike për naftën, ndërhyrje në treg për çmimet
Kryesore

Rama: Do krijojmë kompani publike për naftën, ndërhyrje në treg për çmimet

16:54 | 01/04/2026
Next Post
Grabitën 70 banesa, parfumi i personalizuar i gjetur në Laç nxjerr zbuluar “skifterët”  

Grabitën 70 banesa, parfumi i personalizuar i gjetur në Laç nxjerr zbuluar “skifterët”  

“Kërcënimet”/ Policia merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE dhe familjen e tij

“Kërcënimet”/ Policia merr në mbrojtje ambasadorin e OSBE dhe familjen e tij

Reagon Avokati i Popullit: Dënojmë dhunën dhe gazin lotsjellës në protestë

Protesta e 11 majit/ Bardhi: Nuk ishin bomba molotov, ishin fishekzjarrë







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Krime, 29 persona humbin jetën
Bota

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Krime, 29 persona humbin jetën

by mirseda
18:47 | 01/04/2026
0

Një avion transporti ushtarak rus i tipit Antonov An-26 është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Gadishullin e...

A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

18:37 | 01/04/2026
Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

18:28 | 01/04/2026
Qielli i kuq, pamje të pazakonta nga Kreta! Ishulli “pushtohet” nga pluhuri afrikan

Qielli i kuq, pamje të pazakonta nga Kreta! Ishulli “pushtohet” nga pluhuri afrikan

18:23 | 01/04/2026
Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

18:11 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com