Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi: Nesër është 17 maji. S’kam për të lejuar pazaret mes Ramës e Bashës!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi: Nesër është 17 maji. S’kam për të lejuar pazaret mes Ramës e Bashës!

PD dhe LSI kërkojnë të jenë pjesë e procesit zgjedhor më 30 qershor. Dy forcat politike, pas djegies në bllok të mandateve të deputetëve, kërkojnë të kenë anëtarët e tyre, pra të PD-së dhe LSI-së, në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Pas këtij vendimi, një reagim ka ardhur nga Astrit Patozi, i cili shkruan në “Facebook” se përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë, drejtohet kundër Bindjes Demokratike, e cila sipas tij duhet të ketë patjetër komisionerët e vetë në atë proces.

Patozi ndër të tjera nënvizon se Bindja Demokratike dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor, dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi.

Statusi i plotë

“KQZ TË NDALË URGJENTISHT KËTË SULM PROVOKUES MBI PROCESIN ZGJEDHOR TË 30 QERSHORIT

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor. Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre. Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces. Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që, mesa duket, e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.
Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

Tags: “17 maji”astrit patoziedi ramalulzim basha

TË LIDHURA

Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

13:41 | 03/02/2026
Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim
Aktualitet

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

12:39 | 03/02/2026
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Aktualitet

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12:21 | 03/02/2026
Next Post
Ish-deputeti: Rama bën kryebashkiak ish-gardistin e 21 janarit, të infiltruarin e PS

Ish-deputeti: Rama bën kryebashkiak ish-gardistin e 21 janarit, të infiltruarin e PS

16 policë të plagosur në protestën e 11 majit/ Identifikohet nga pamjet filmike, pranga 40-vjeçarit

16 policë të plagosur në protestën e 11 majit/ Identifikohet nga pamjet filmike, pranga 40-vjeçarit

Shqiptari punonte murator, arrestohet pasi shiste drogë dhe kokainë për të rinjtë…

Ngacmonte gjimnazistet, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Publikohen datat e provimeve për minimaturat
Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

by mirseda
13:41 | 03/02/2026
0

Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës....

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

Kërkoi fjalën për replikë, Himçi debat në foltore, ndërhyn Garda. Kuvendi 5 minuta pushim

12:39 | 03/02/2026
Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

12:21 | 03/02/2026
Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk

11:20 | 03/02/2026
“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

10:49 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com