Kronikë

Ngacmonte gjimnazistet, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

               Publikuar në : 19:58 - 16/05/19 Enno

Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi akuzohet se ngacmonte nxënëset që udhëtonin në linjat Giulianova Teramos dhe Giulianova Pescara.

Shqiptari u kap nga policët e stacionit policor në Giulianova, të cilët udhëtuan për ditë të tëra me rroba civile në linjat e transportit urban.

Sipas mediave vendase, të miturat raportuan në polici se një burrë rreth 50 vjeç, ditët e fundit të muajit prill, duke përfituar nga ngjeshja e njerëzve në autobusë, i ngacmonte ato seksualisht. Ndërkohë, një nga vajzat rrëfeu me lot në sy se teksa flinte në autobus, ndjeu se po prekej në pjesët intime nga burri i ulur pranë saj.

Një nga denoncueset, ndërsa ishte në autobus duke u kthyer nga shkolla, e njohu burrin duke bërtitur me panik. Karabinierët ndërhynë menjëherë, duke ndaluar dhe identifikuar burrin 52-vjeçar shqiptar.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT