Meghan Markle, para se të kurorëzonte dashurinë me princin Harry, më 10 shtator 2011 ajo u martua me producentin e filmave, Trevor Engelson, në Xhamajkë.
Ndërsa aludohej për divorcin, tashmë është mësuar arsyeja pse ndodhi ndarja mes tyre. Çifti i dha fund martesës dy vite më pas, e ndërsa arsyeja s’ka të bëjë aspak me një tradhti.
Arsyeja është mjaft e thjeshtë: “Dallime të papajtueshme” mes tyre! Problemi mes tyre ka qenë distanca, pasi angazhimet profesionale i detyruan që të qëndronin larg njëri-tjetrit.
“Problemi me martesën e tyre ishte distanca. Sapo u martuan, Meghan nisi përfshirjen në serialin “Suits”, dhe teksa ajo gjendej në Toronto, ai jetonte në Los Angeles. Marrëdhënia thjesht nuk zgjati”.