Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot me 79 vota kundër dekretin e presidentit Ilir Meta për Vettingun në polici.
Sipas kreut të shtetit, ligji cënon parimet e vendosura në ligjin ekzistues, ky i fundit i hartuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.
Sakaq, nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj apeloi ndaj deputetëve të votojnë për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, për Vettingun në polici.
Sipas Lleshajt, ligji i ri jep mundësi që procesi i Vettingut në radhët e Policisë së Shtetit të përfundojë më shpejt, dhe siç thekson ai, këtë nuk e mundëson ligji i hartuar nga paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj.