Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lleshaj fajësoi koncesionarin, Luan Rama: Ka tjetër bindje, por nuk e pranon sepse…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestimi i Balilit/ Lleshaj: Opozitarët përqeshin, ndërsa partnerët duartrokasin

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri në lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas duke ia hedhur fajin koncesionarit.

Sipas Luan Ramës, ministri Lleshaj e di më mirë se çdo kush se çfarë është grabitja me armë në një avion që gjendet në pistën e aeroportit, teksa theksoi se ministri, pavrësisht se nuk e pranon, ka një qasje komplet tjetër për këtë ngjarje.

“Unë që e njoh dhe që ia çmoj zotësitë, e di shumë mirë, që ai ka tjetër qasje e tjetër bindje për kësi rastesh!”, deklaroi Luan Rama.

Ndër të tjera, zv.kryetari i LSI u shpreh se krimi e sfidoi shtetin aty ku siguria do të duhej të ishte maksimale, ndërsa tha se “shfajësimet” e ministrit të Brendshëm nuk mund të mbulojnë paaftësinë dhe mosveprimin e institucioneve të shtetit.

“Pra, thjeshtë dhe vetëm duke lexuar deklarimet “shfajësuese” apo thënë më “lehtë” justifikuese të ministrit, mund të gjesh edhe plot argumente të tjerë që nxjerrin zbuluar në rastin më të mirë, mosveprimin e institucioneve të shtetit, paaftësia e të cilave nuk mund të mbulohet duke artikuluar fajet e kompanisë konçensionare”, tha ai.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:

Siguria e aeroportit të Rinasit dhe mosveprimi i institucioneve të sigurisë!

Nga Luan Rama,Zevendeskryetar i LSI-se

Do të doja realisht të ishte e vërtetë deklarata e Ministrit të Brendshëm, i cila pasi u përpoq të na bindë se fajin për çfarë ndodhi me grabitjen e radhës prej një grupi kriminal në aeroportin e Rinasit e ka kompania konçensionare kineze që administron aeroportin, në epilogun e apologjisë së vet, konkludoi me fjalinë: “siguroj qytetarët dhe gjithë operatorët që përdorin aeroportin e Rinasit që me masat emergjente të marra dhe të tjera që janë në proces, siguria në këtë aeroport është plotësisht e garantuar”.

Mirëpo jo vetëm precedenti, por as historia nuk i jep të drejtë ministrit, i cili, shumë më mirë prej shumëkujt tjetër, e di se çfarë është grabitja me armë në një avion që gjendet në pistën e aeroportit, siç e di po aq mirë që ngjarja nuk ka të bëjë vetëm me kompaninë konçensionare!

Unë që e njoh dhe që ia çmoj zotësitë, e di shumë mirë, që ai ka tjetër qasje e tjetër bindje për kësi rastesh!

Por le t’i referohem asaj që ai thotë, e jo asaj që ministri do të duhej të thoshte. Sepse, nëse është siç thotë ministri, që “…koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil (ICAO)”, çfarë kanë bërë institucionet e shtetit e ndër to edhe Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që kanë për detyrë të kontrollojnë e kur konstatojnë se “nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë”, të marrin masa ndëshkuese deri në penalitete ekstreme ndaj subjektit që rezulton në shkelje të ligjit?!

Apo, vetëm pasi ndodhi grabitja u evidentuan shkelje në aplikimin e standardeve të sigurisë?! Nëse është e vërtetë ajo që thotë ministri se “…konçesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare”, pse nuk është ndërhyrë më parë, madje që në rastin e parë të refuzimit për bashkëpunim, me qëllim që të evitohej ngjarja e rëndë (për fat të keq e përsëritur për të disatën herë!!!), por është lejuar që sot ministri të na thotë se: “ në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigje!”

Pra, thjeshtë dhe vetëm duke lexuar deklarimet “shfajësuese” apo thënë më “lehtë” justifikuese të ministrit, mund të gjesh edhe plot argumente të tjerë që nxjerrin zbuluar në rastin më të mirë, mosveprimin e institucioneve të shtetit, paaftësia e të cilave nuk mund të mbulohet duke artikuluar fajet e kompanisë konçensionare.

Ngjarja është shumë e rëndë. Krimi e sfidoi shtetin aty ku siguria do të duhej të ishte maksimale. Dhe e bën këtë në mënyrë të përsëritur!

Ngjarja provoi se nuk funksionoi asnjë hallkë në zinxhirin e institucioneve të sigurisë. E këtë të vërtetë, ministri e ka për detyrë ta pranojë.

Ta pranojë dhe të ndihmojë edhe të tjerët në qeverinë e tij të kuptojnë rrisqet e mosveprimit ndërinstitucional në kësi rastesh. Sepse mosveprimi, në rastin më oportun është shpërdorim detyre, por mund të jetë edhe bashkëpunim me kriminelët që sulmuan aeroportin! E në këtë kontekst, ministri duhet ta dijë që detyra e parë e Policisë së Shtetit është parandalimi i veprimtarisë kriminale, dhe efektiviteti i parandalimit nuk mund të kushtëzohet prej vullnetit të kompanisë konçensionare!

Për sa kohë që nuk ka një reagim shtetëror e ndërkohë që eksponentë publikë e politikë të maxhorancës shprehen se “sa mirë që nuk ishin terroristë që të rrëmbenin avionin”, aeroporti ndërkombëtarë i Rinasit nuk mund të jetë i sigurt! Këtë na e dëshmon precedenti, por këtë na thotë edhe historia e pesë viteve të fundit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit!

Tags: Grabitjakoncesionariluan ramarinassander lleshaj

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Tifozë të armatosur, policia holandeze arreston juventinët

Tifozë të armatosur, policia holandeze arreston juventinët

“Ekselenca blihet me para”, Ish-deputeti: Ja çfarë u kërkohet prindërve

“Ekselenca blihet me para”, Ish-deputeti: Ja çfarë u kërkohet prindërve

Vasili vijon kërcënimet ndaj Ramës: Do ta varim kokëposhtë me litar në qafë

“Qeveria e Fleckestein hapën shampanjën”, Vasili ironizon: Këshilli i Integrimit si sokaku i të marrëve







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com