Tre deputetët e rinj të opozitës, të cilët morën mandatin ditën e djeshme nga KQZ-ja, do të betohen në fillim të seancës së sotme plenare.
Deputetët e rinj janë: Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, i cili kishte kandiduar si deputet në listën e PD-së në Qarkun e Vlorës, Arben Elezi, kandidat i PD-së për Qarkun e Elbasanit dhe nga LSI është Amra Borava, kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës, e cila do të zëvendësojë ish-deputetin Agron Çela.
Në një komunikim për mediat, Alimadhi tha se veprimi i tij nuk do të thotë një tradhti për PD, ndërsa theksoi se nuk ka patur presione nga mazhoranca për të marrë mandatin e deputetit.
Pas betimit të tre deputetëve të rinj, numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament shkon në 99.