Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar do të betohet sot në Kuvend, pasi ka pranuar mandatin e deputetit.
Në një prononcim për mediat, Alimadhi tha se Partia Demokratike nuk i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet ndaj Ballit Kombëtar.
“Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar. Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë’, u shpreh Alimadhi.
Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e viti 2017.