Policia italiane ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme dy shqiptarë, pasi u kapën me 2.5 kilogramë kokainë.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasi me inicialet U.K, 24 vjeç dhe T.D, 26 vjeç.
Gjatë kontrollit nga autoritetet italiane në një shtëpi të pabanuar në Casanova, Lonati, ku dy shqiptarët ishin parë të hynin e dilnin shumë shpesh, u zbulua sasia e drogës që ata kishin fshehur poshtë pllakës së dushit.
Policia ishte vënë në ndjekje të shqiptarëve teksa i kishin para të shoqëroheshin me dy persona të tjerë që ishin arrestuar më parë nga policia.
Mësohet se dy të rinjtë kishin precedentë të mëparshëm penal.