E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Spërkatja me bojë e Ralf Gjonit, analisti: Ti hedhin në kazan si në Kazakistan

Analisti Ilir Demalia, ka komentuar spërkatjen me bojë të deputetit Ralf Gjoni, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm teksa po dilte nga banesa e tij për të shkuar në senacën parlamentare.

Në një intervistë për “Ora News”, ai tha se simbolika të tilla janë normale në demokraci, duke kujtuar goditjen me vezë të ish-kancelarit gjerman që bëri bashkimin e dy Gjermanive.

Ç’sulm është ky, i kanë rënë me bojë. Harruat ju kur një djalë i ri sulmoi kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl, që bëri bashkimin e dy Gjermanive, e gjuajti me vezë. Janë normale në demokraci. Në rastin e Ralf Gjonit jo me bojë, jo me vezë por ta marrin dhe ta fusin në kazan si në Kazakistan dhe shumë politikanë”, u shpreh ai.

Ai ka kometuar më tej edhe deklaratën e Gjonit, i cili u shpreh se pranimin e mandatit të deputetit nuk e bëri për rrogën. Demaliaj e konsideroi atë një deklaratë “injorante”, ndërsa shtoi se ai ka fyer një punëtor shqiptarë që, sipas tij i bie bretku në punë dhe që një rrogë të tillë do 10 muaj ta marrë.

Ralf Gjoni në radhë të parë sot ka bërë një deklaratë shumë të ulët që pretendon se është dhe intelektual dhe filozof, megjithëse nuk e di ku e ka studiuar filozofinë se unë e di që ka studiuar që ti bjerë fyellit dhe mund të shkojë me Laert Vasilin kur të këndojë vargjet e Naim Frashërit “O malet e Shqipërisë” dhe ky ti bjerë fyellit.

Dha një deklaratë shumë injorante: Nuk kam ardhur këtu për një rrogë të qelbur. E para fyen rrogën dhe tallet me shumën 1600 dollarë që merr një deputet në një kohë që një punëtor shqiptar që i bie bretku gjithë ditën do 10 muaj ta marrë.

Kam të drejtë të pyes Ralf Gjonin, nëse nuk ka nevojë për këtë rrogë të qelbur, çfarë të ardhurash të tjera ka ky? 1600 dollarë nuk është rrogë e qelbur as në Itali.Ky duhet të futet në vetting dhe të hetohet kush janë të ardhurat e tij që 1600 dollarë u quakan të qelbura, a mos janë lidhjet me Gaz Demin, a mos janë lidhjet me Sorosin që ka qenë i G99?

Ky pretendon se ka studiuar në Angli dhe ka ardhur për dashurinë për atdheun, çfarë quan studim, kurse 3 mujore?Ky tregoi injorancën e vet por edhe e tradhëtoi inkoshienti i tij për burimet e tjera që ka. Tregoi se paska të ardhura të mëdha”, tha analisti.

Demalia ka vijuar më tej duke thënë  se duhet të krijohet një kolaps institucional, ndërsa duke u ndalur tek roli i Presidentit, ai u shpreh se Meta ka  dalë jashtë funksionit.

Meta e kupton që ka dalë jashtë funksionit si President. Meta e kupton edhe për Shqipërinë edhe për integritetin e vet, pse duhet të jetë një kukull. Kjo deklaratë ka pasur një jehonë të fortë. Meta ka dalë jashtë funksionit. Gjysma e parlamentit ka dalë jashtë. Ai nuk ka më asnjë mënyrë që mund ti afrohet se ata kanë dalë jashtë sistemit. Ça do ti thotë që hajde hyni në parlament?! Meta ka vepruar mirë. Opozita duhet të largojë dhe njerëzit nga bashkitë dhe largimi i Metës që të krijohet një kolaps institucional për të filluar diçka të re.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...