Klevis Balliu ka zgjedhur që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë reagimit të Ramës, pasi aludoi se ishte shtruar në një spital privat. Ish deputeti i PD-së, një ditë më parë çoroditi rrjetin, duke e bërë kryeministrin Rama të sëmurë.
Sipas tij, gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar tej mase nga protesta e opozitës. Jo vetëm Endri Fuga, por edhe vetë kryeministri Rama u kujdesën që ti kthenin një përgjigje tallëse vetë Klevis Balliut. Ky i fundit, marrë shkas nga reagimi i Ramës, flet sërish me tone ironike.