Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Kush duron këtë”, zbardhet dëshmia e shokut të autorit që vrau 62-vjeçarin

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Zbardhet dëshmia e shoqëruesit të ekzekutorit te Haxhi Baçinozi, te Liqeni i Tiranes. Nga deklarimet që ka dhënë në Policinë e Tiranës Myftar Pasha, 56-vjeç, i arrestuar për moskallëzim krimi, shpjegohet mekanizmi i ngjarjes, që sipas tij nuk ishte e planifikuar.

Ai ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se personin e shpallur në kërkim e ka fqinj e mik dhe se kishte dalë me të për një xhiro nga Liqeni Artificial. Ndërkohë, sipas versionit të tij, takimi me viktimën ka qenë rastësor, madje miku i tij është shtangur nga kjo përballje, pasi i është shprehur se Baçinozi do i kujtonte borxhin.

Megjithatë, ndonëse i arrestuar, ka këmbëngulur për një ngjarje të paplanifikuar, Policia ka dyshime të forta për një vrasje të mirëmenduar nga personi që është shpallur në kërkim. Nisur kjo, edhe nga fakti që ai kishte pistoletë me vete.

Vetë i arrestuari është shprehur se nuk kishte dijeni për armën që miku i tij mbante me vete. Sipas dëshmisë së mikut të Islam Myrtajt, 62- vjeçari që mbeti i vrarë te “Liqeni Artificial”, sapo ka parë autorin e dyshuar të ngjarjes, i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas kjo situatë është pasuar nga një përleshje fizike.

Sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Haxhi Baçinozit.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Të shtunën pasdite më mori në telefon më pyeti se ku isha. Kur unë i thanë se po dilja nga Liqeni Artificial, ai tha se do të vinte të më shoqëronte. Ishim duke ecur të dy kur përballë pamë Haxhi Baçinozin, që ishte i shoqëruar nga i biri. Islami me tha: Bo bo, kush duron këtë, do më kujtojë lekët… Kur Haxhi Baçinozi u afrua, e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi, Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni që Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me Policinë”, ka deklaruar Myftar Pasha gjatë dëshmisë që ka dhënë pas arrestimit./ Panorama

Tags: “vrau"Autoritdeshmiashokut

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Paloka nxjerr provat: Ç’bëri Veliaj gjatë natës pas festimeve për Ditën e Verës

Një këngë për dhimbjen e Miriamit, pas 10 vitesh Albani rrëfen historinë

Gjyste Vulaj rrëfen sikletin që i ndodhi në një koncert







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com