Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ndërpritet kampionati nëse policia nuk kthehet në stadium? Ja si përgjigjet Duka

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Skandali i trukimeve/FSHF bëhet me UEFA-n: Të gjithë para ligjit

Ka reaguar për herë të parë pas dhunës në Kamëz presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai ka insistuar të rikthehet policia në stadiume dhe e ka etiketuar ngjarjen si të rëndë, duke thënë se ‘ishte një goditje për kampionatin’. Duka foli gjatë inagurimit të një fushe në Elbasan.

“Ajo që ka ndodhur, mua dhe gjithë atyre që janë këtu, besoj se u ndjenë mirë që të harrojnë që ka ndodhur në Kamëz për të parë një gjë shumë më të bukur këtu dhe ky duhet të jetë në fakt realiteti, kështu duhet të jetë më mirë.”

“Por ja që kemi dhe raste të tilla, si ai që ndodhi në Kamëz, që është një gjë shumë e shëmtuar por që futbolli për nga emocioni që ka, për nga gara, sa më e egër të jetë gara, aq më shumë bëhen pak a shumë të papërmbajtura emocionet dhe këto emocione nuk përmbahen vetëm me shkollë edukimi por me masa të ndryshme sipas nivelit që ndodhin. Në rastin konkret pse vijnë këto? Kuptohet niveli i shoqërisë shqiptare dhe ne duhet të jemi realistë ku jemi dhe ku është niveli i shoqërisë shqiptare. Ai që është agresori dhe ai që bën dhunën patjetër që ka peshën kryesore të fajit dhe duhet të marrë dënimin e duhur por të gjitha këto dhe të tjerët duhet të analizojnë dhe të shohin se çfarë faji kanë.”

“Federata e Futbollit, organizatorët e Klubit dhe gjithashtu edhe forcat e rendit të cilat duhet të ruajnë rendin në Shqipëri. Në fillim të këtij kampionati çuditërisht u mor një vendim që policia nuk duhet të jetë prezent në stadiume. Po të jesh në zyrë dhe në letër është një vendim OK që kopjon disa vende. Thonë kështu e ka Anglia e kështu e ka Norvegjia. Unë nuk besoj që Anglia dhe Norvegjia kanë nevojë për aq shumë policë sa ishin sot në mëngjes në parlamentin shqiptar sepse parlamentarët nuk flasin dot me njeri-tjetrin. Kanë një polici jashtë dhe një gardë brenda dhe niveli i futbollit që është akoma edhe më i gjerë dhe presupozohet se niveli intelektual duhet të jetë pak më pak se i parlamentit duhet të luajë dhe të ruajë vendin vetë pa policinë.”

“Federata ka marrë masa sportive, vetëm atë ka në dorë. Duhet që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirë. Patjetër që cdo goditje lë shenjë, do ti duhet shumë kohë që kjo të harrohet. Do ndërpritet kampionati? Un pres që kë këtë një reagim ndryshe nga policia, pasi realiteti shqiptar nuk mund të bëjë pa policinë në stadium.”

A do ndikojë në ecurinë e kampionatit ky episod?

“Patjetër që çdo goditje lë shenjë dhe kjo është një goditje për kampionatin, të cilën do i duhet shumë shumë kohë dhe tashmë që ndodhi me të drejtë disa njerëz kujtojnë, por ka ndodhur edhe para 5 vjetësh apo 7 vjetësh, kështu që është një goditje që të duhet shumë punë që ta rikuperosh.”

Mendoni që ka bërë mjaftueshëm Federata për t’i minimizuar këto raste?

E thashë disa herë që masat e Komisionit të Disiplinës kundër fenomeneve të dhunës apo gjesteve anti sportive kanë qenë më se normale, apo në respekt të rregulloreve të lojës.

Ndërpritet Kampionati nëse policia nuk e kthen një lloj vendimi duke qenë që problematika është?

“Unë pres që të kemi një reagim ndryshe dhe të ulemi dhe të bisedojmë ndryshe. E thashë për mua është e pamundur, për mua dhe në fakt për shumë të tjerë. Në realitetin që jemi do ishte shumë bukur që futbolli dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të mos kishte polici, po të ishte me stjuart apo me njerëz civilë por a është e mundur në nivelin e kësaj shoqërie?! Unë them jo.

“Nëse do funksiononte si një mekanizëm perfekt që çdo shkelës pasi ta bënte atë, të thirrej, të dënohej qoftë dhe me 1 mijë lekë gjobë atëherë edhe mund të shkojmë në vendimin që të mos ketë polici në stadium. Kishim në Korçë ku 150 njerëz hynë në stadium, bënë çfarë deshën, thyen gjithë atë stadium që me shumë vështirësi e kemi ndërtuar dhe asnjë nuk u thirr qoftë edhe për t’i dhënë edhe një masë 100 lekëshe. U dhunua fotografi në Tiranë, në ndeshjen kundër Partizanit, një zyrtar ndeshjeje. Agresorët ishin të filmuar, nuk ke ç’kërkon më shumë. Nuk u ndalua askush. E njëjta gjë ndodh edhe tani. kështu që nëse nuk funksionojnë këto atëherë duhet të ketë forca rendi në stadium.”/BalkanWeb

Tags: DukaKampionatikthehetnderpritetpergjigjetpoliciastadium

TË LIDHURA

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias
Sport

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit
Sport

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Next Post
Ndryshon data/ Kuvendi mblidhet më 13 mars, a do protestojë opozita?

Ndryshon data/ Kuvendi mblidhet më 13 mars, a do protestojë opozita?

Rifiton pikë Leku, ndal hovin e valutave të huaja

Rifiton pikë Leku, ndal hovin e valutave të huaja

Pas mandateve, katër ‘tradhtarët’ e LSI-së marrin detyrat e reja

Pas mandateve, katër ‘tradhtarët’ e LSI-së marrin detyrat e reja







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

by mirseda
10:49 | 17/04/2026
0

Elisa Spiropali deputete e PS-së, ish-ministre e Jashtme dhe ish- Kryetare e Kuvendit ka reaguar me një...

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

10:15 | 17/04/2026
Ministri Hoxha në Turqi për Forumin e Diplomacisë

Ministri Hoxha në Turqi për Forumin e Diplomacisë

09:46 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com