Ekonomi

Rifiton pikë Leku, ndal hovin e valutave të huaja

               Publikuar në : 15:45 - 05/03/19 marsela

Dita e martë ka nisur mirë për monedhën kombëtare Lekun në tregun e këmbimit valutor vendas, duke shfaqur epërsi ndaj valutave kryesore ndërkombëtare. Kështu, pas një fillim jave mjaft të mirë për paundin britanik, sipas të dhënave të “Credins Bank” valuta i është rikthyer humbjeve ditën e martë, duke u zhvlerësuar ndjeshëm me plot 1 pikë.

Sterlina këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 144.3 lekë në blerje dhe 145 lekë në shitje.

Ndërkohë, euro po ashtu ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, duke humbur 0.4 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta e eurozonës ka zbritur kështu në kuotën e 124.3 lekëve në shitje.

Ndërsa regjistroi të hënën një rritje të konsiderueshme kundrejt valutës kombëtare, dollari amerikan me sa duket ka ndalur hovin. Monedha është ulur minimalisht me 0.1 njësi për lekë sot për të zbritur në kuotën e 109.6 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera, po me 0.1 lekë është zhvlerësuar edhe dollari australian për t’u këmbyer të martën për 77.5 lekë. Rënie ka regjistruar në ditën e dytë të javës edhe dollari kanadez i cili ka hurbur sot 0.4 pikë nga një ditë më parë, ndërsa vijon të këmbehet në të njëjtat vlera me një ditë më parë franga zvicerane, e fiksuar në kuotën e 109.5 lekëve. /SCAN

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT