Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shfryhet tollumbacja e PD-së/Protestuesit: Ramën nuk e heqim dot!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Shfryhet tollumbacja e PD-së/Protestuesit: Ramën nuk e heqim dot!

Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita zhvilloi sot protestën “më të madhe, të parë ndonjëherë”. Të paktën kështu u cilësua më parë prej demokratëve. Deri në orën 11, kur pritej të fillonte protesta, gjithçka ishte e qetë në bulevardin para Kryeministrisë. Ku më shumë se qytetarët ishin forcat e policisë të rreshtuar dhe mediat që bëheshin gati.

Por, me ardhjen e krerëve partiakë, të shumtë ishin edhe protestuesit të cilët rrethuan Bashën, teksa mbajti fjalimin, duke akuzuar qeverinë Rama për lidhjen me drogën.

Më pas, të revoltuar dhe me liderët e opozitës në krye, protestuesit marshuan drejt sheshit “Nënë Tereza”. Por, më parë u siguruan të hidhnin tymuese, shishe, gurë e sende të tjera drejt kordonit të policisë. Gjithçka u mbulua nga tymi rozë.

Në një reagim për Tirana Today, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se edhe pse është shpejt për ta vlerësuar, numri i protestuesve është i kënaqshëm.

“Për mua numri i protestuesve sot i plotësoi pritshmëritë. Se çfarë ka thënë z.Xhafaj dhe xhafallarët në këtë vend i keni parë. Nëse nuk duan ta kuptojnë, le të rrinë në vend. Por, do zhduken një ditë. Vetëm ditën kur të mos jenë aty, ta mendojnë mirë.”

Ndërsa më pas t’u zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit u përplasën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Konfrontimi fizik përfundoi deri në plagosjen e gazetarit Bledi Kasmi. A i provokoi ai policët apo u godit teksa po raportonte? Por, kjo është një tjetër çështje.

Një tjetër figurë përfaqësuese e protestës së sotme ishte edhe këngëtari Stresi, i cili u sigurua të ‘ngrinte’ në këmbë ata protestues më gjaknxehtë dhe të çanin kordonin e policisë.

Por, menjëherë në këtë moment vjen kreu i Partisë Demokratike dhe i tërheq protestuesit.

Me zemërimin të cilin ua preu në mes, ata largohen duke lënë pas rrëmujën e një proteste të zakonshme.

Nuk ishte një protestë e vogël, apo pa rrëmujë, por ishte larg të qenurit një revoltë popullore dhe aq më tepër një paralajmërim që Xhafaj apo Rama të ndjehen të “kërcënuar” e të lënë pushtetin.

“Nuk ka shanse të rrëzohet Rama, ne shpresojmë që të rrëzohet, por kjo gjë nuk ndodh dot. Ne duam që të jetë një qeveri demokratike, nuk ka rëndësi në është Basha apo jo. Nuk bëhet lufta për Bashën, absolutisht që jo.”-shpehen qytetarë për Tirana Today.

U premtua një protestë, fundi i të cilës nuk dihej. Më pas policia tha se do opozita kishte leje për vetëm 4 orë, por e gjitha zgjati shumë më pak.

Është kjo një strategji e Bashës apo një paaftësi për të krijuar një tubim i cili do të bëjë ndryshimin për t’i bërë “gjyqin publik” ecurisë së kësaj qeverie?

Por, para se të ndodhë ky ndryshim, kreu i demokratëve duhet të bëjë një revolucion në mënyrën si i realizon këto protesta. Pasi, qytetarët duan diçka tjetër. TIRANA TODAY

Tags: edi ramafatmir xhafajkryeministriaopozitaPDperplasjeprotesta

TË LIDHURA

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit
Aktualitet

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

08:30 | 30/03/2026
Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe
Aktualitet

Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

08:27 | 30/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Next Post
Nga Skënderbeu tek ekipi i njohur italian, por Lilaj ka një kusht

Nga Skënderbeu tek ekipi i njohur italian, por Lilaj ka një kusht

Rama pranon dështimin: Dorëzohem, Shqipëria s’është gati për në BE!

Rama pranon dështimin: Dorëzohem, Shqipëria s’është gati për në BE!

Ricciardo fluturon në Montekarlo, përmirësohet Vettel (Video)

Ricciardo fluturon në Montekarlo, përmirësohet Vettel (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit
Aktualitet

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

by mirseda
08:30 | 30/03/2026
0

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm, 30 mars nga një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter....

Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

08:27 | 30/03/2026
“Kur ta kuptosh, do jemi në Myslym Shyr” Miri sqaron deklaratën e Selin?

“Kur ta kuptosh, do jemi në Myslym Shyr” Miri sqaron deklaratën e Selin?

08:24 | 30/03/2026
Starmer mbledh liderët e biznesit, pritet të shqyrtojnë ndikimin e luftës Iran–SHBA

Starmer mbledh liderët e biznesit, pritet të shqyrtojnë ndikimin e luftës Iran–SHBA

08:22 | 30/03/2026
Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

22:50 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com