Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

81 faqe akuza ndaj mazhorancës/ Meta kthen Kodin e ri Zgjedhor

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pasi i cilëson ato si të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e parimet demokratike.

Siç e kishte premtuar, Meta nuk e ka dekretuar ligjin e miratuar nga mazhoranca së bashku me një pjesë të opozitës parlamentare, duke dërguar një material prej 81 faqesh për të rrëzuar këtë Kod.

Në argumentimin e tij, ai shprehet se kryeministri Rama shmangu dialogun me PD dhe LSI, dhe se mazhoranca duhet të reflektojë mbi ndryshimet.

Argumentet nga ana e Metës:

– Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme;

– Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në datë 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dëmtojnë rëndë klimën e bashkëpunimit midis forcave politike në vend, duke zeruar praktikisht besimin reciprok midis tyre;

– Këto ndryshime të njëanshme në Kodin Zgjedhor janë në kundërshtim flagrant me parimet dhe standartet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme;

– Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor krijojnë një pozitë të pabarabartë, diskriminuese, duke rëndë ndesh si me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare;

– Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor cenojnë frymën dhe themelin e dakordësisë së arritur në vend përmes Marrëveshjeve të forcave politike të datës 14 Janar dhe 5 Qershor 2020, të cilat kishin si qëllim të garantonin një minimum standardesh për zgjedhjet në Shqipëri;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor përpiqen të krijojnë një ambjent elektoral rregullash që favorizojnë mazhorancën qeverisëse ku përmes rregullave ambigue e të fshehura, ato do të ndikojnë në leximin real, të qartë dhe objektiv të vullnetit të sovranit në këtë proces zgjedhor;

– Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, krijojnë rrezik që procesi para-elektoral, ai i fushatës elektorale, i votimit, numërit, dhe ai ankimor deri në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, të zhvillohet nën një klimë të polarizuar politike, antagoniste, të mungesës së besimit ndërmjet palëve, që rrjedhimisht mund të sjellin si pasojë cenimin e standardeve zgjedhore, prishjen e paqes sociale dhe mundësinë e rritjes së tensionit në jetën shoqërore në vend;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, janë realizuar ndërkohë që Presidenti i Republikës që prej datës 6 shtator 2020 me Dekretin nr. 11700, ka caktuar datën e zgjedhjeve për Kuvendin, ditë e dielë, datë 25 prill 2021, duke prishur kështu rregullat e një procesi zgjedhor që tashmë ka filluar, në shkelje të parimeve demokratike;

– Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, cenojnë parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe bien ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

– Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.

Për sa më sipër dhe siç do të trajtohet gjerësisht në vijim, duke respektuar edhe kërkesën e grupit të Partive Popullore Europiane të shprehur përmes deputetit të Parlamentit Evropian zoti Michael Gahler, në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji në mbështetje të nenit 85 pika 1, kam vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, si një mundësi e fundit që mazhoranca qeverisëse e Partisë Socialiste, të reflektojë e të tërhiqet nga sjellja dhe veprimet anti-demokratike që mund të favorizojnë Partinë Socialiste në proçesin zgjedhor të 25 prillit 2021, por që do të dëmtojnë rëndë Shqipërinë, qytetarët e saj dhe të ardhmen europiane të tyre.

Tags: Kodi ZgjedhorKushtetutaMetarama

TË LIDHURA

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026
Aktualitet

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Aktualitet

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026
Next Post

'Vetë bëhesh president, gruan e emëron kryetare partie', Koçi ‘thumbon’ Metën 

Meta: Po i jap edhe një mundësi për të kthyer aktin në shinat e ‘5 qershorit’

Skandali i dhënies së nënshtetësive/Meta: Shpifje të sponsorizuara







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
20:38 | 09/06/2026
0

Kryeministër Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026

Adoleshentja para Kryeministrisë: Do të buçasim për të ardhmen, protestat nuk ndalen

20:09 | 09/06/2026

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com