Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

8 ton mjete të mbrojtjes personale për “Heronjtë e heshtur” (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
8 ton mjete të mbrojtjes personale për “Heronjtë e heshtur” (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se sot kanë mbërritur 8 ton mjete të mbrojtjes personale për personelin mjekësor. Në statusin e ndarë me qytetarët në rrjetin social, ajo vë në dukje se mjekët dhe infermirët, janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19. Në total janë testuar 4070 raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit në doganën e Tiranës, në momentin e mbërritjes së ngarkesës me mjetet e mbrojtjes personale, deklaroi se është përparësi mbrojtja e bluzave të bardha.

“Vijojmë me furnizimin në vazhdim me materialet mbrojtëse personale për mjekët, infermierët, epidemiologët, strukturën e Urgjencës Kombëtare kudo në vend. Ka qenë dhe do të mbetet përparësi mbrojtja e mjekëve, infermierëve, atyre që janë në vijën e parë të zjarrit, në luftën dhe betejën kundër COVID-19”, tha Manastirliu.

Kjo sasi e re e mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, vjen pas dy furnizimeve të para të porositura nga qeveria shqiptare, prej 15 ton, të cilat kanë mbërritur më herët në vendin tonë.

“Janë 8 ton materiale të mbrojtjes personale, duke filluar nga veshjet, syzet, maskat dhe helmetat mbrojtëse, të cilat do të vijojnë të furnizojnë spitalet tona, do të vijojnë të furnizojnë qendrën e urgjencës kombëtare, Institutin e Shëndetit Publik. Gjithashtu të gjithë njësitë e kujdesit shëndetësor vendor dhe të gjitha ato struktura, ku personeli përballet në betejën dhe në frontin e parë të luftës kundër COVID-19”, tha Manastirliu.

Manastirliu shtoi se nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve, pasi lufta nuk ka mbaruar dhe duhet vazhduar me respektimin e masave të vendosura nga qeveria.

“Tashmë është një fazë e dytë e luftës kundër këtij virusi. Është shumë e rëndësishme që në këto momente që do të fillojë edhe një çlirim me pikatore i masave, të tregohemi akoma edhe më shumë vigjilentë. Që nga stafet dhe ekipet tona në terren deri tek qytetarët, duke filluar nga distancimi social i cili në asnjë moment nuk do të duhet të neglizhohet, tek higjiena personale, tek dezinfektimi i ambienteve, tek të gjithë elementët e tjerë të cilët synojnë të mbrojnë qytetarët për t’i bërë ballë këtij virusi të rrezikshëm, i cili humbet fuqinë e tij nëse nuk lejohet transmetimi”, apeloi Manastirliu.

 

Tags: infermirëtkoronavirusmanastirliumjeket

TË LIDHURA

Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!
Aktualitet

Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

14:10 | 12/02/2026
Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Aktualitet

‘Jeni të kapur’Berisha shpërthen në Kuvend: Dorëzoni mandatin e Ballukut

14:08 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?
Aktualitet

Mile shpëerthen ndaj Berishës: Kryetar non grata, po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde

14:07 | 12/02/2026
Next Post
Mendjembledhje: një kokërr rrushi të thatë për të gjithë

Mendjembledhje: një kokërr rrushi të thatë për të gjithë

Koronavirusi, një kërcënim serioz/ Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi, një kërcënim serioz/ Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

“Dhunë ndaj policisë”, shqiptarët bëhen agresivë për zbatimin e ligjeve. Ja ç’po ndodh me izolimin

“Dhunë ndaj policisë”, shqiptarët bëhen agresivë për zbatimin e ligjeve. Ja ç’po ndodh me izolimin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!
Aktualitet

Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

by mirseda
14:10 | 12/02/2026
0

Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën

‘Jeni të kapur’Berisha shpërthen në Kuvend: Dorëzoni mandatin e Ballukut

14:08 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Mile shpëerthen ndaj Berishës: Kryetar non grata, po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde

14:07 | 12/02/2026
‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…

‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…

14:06 | 12/02/2026
Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

Berisha bën gafën e ditës Belind Kellici apo Belind Balluku ?

14:03 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com