E diel, 5 Korrik, 2020
33 C
Tirana

Mendjembledhje: një kokërr rrushi të thatë për të gjithë

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Nga: Veton Surroi

1.

Ja dy rrëfime paralele.

Në tërë botën – te fqinjët, në BE, në Amerikë – po merr hov parësor debati se si dhe kur të dilet prej karantinës. E, në Kosovë po zhvillohet debati se kush duhet të jetë në krye të pushtetit kur të dalim prej karantinës.

Presidenti amerikan deklaroi se gjendet para vendimit më të rëndë të jetës së tij, atë për formën se si të rikthehen njerëzit në punë e fëmijët në shkolla. Presidenti i Kosovës, ndërkaq, deklaroi se ka obligim kushtetues “sigurimin e emërimit të kandidatit apo kandidates për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës” (një formulim që nuk ekziston në 30 pikat e nenit kushtetues mbi obligimet e Presidentit).

Nëse hiqet elementi (gjithsesi i rëndësishëm) i garës presidenciale, burim i madh stresi për presidentin amerikan në vendimmarrje është konflikti konceptual, me vlerë të veçantë për shoqërinë amerikane: nëse e ndal ekonominë i zvogëlon vdekjet nga COVID-19, por i rrit ato nga papunësia e varfëria. Stresit i ndihmon analiza që i servohet nga ekipi i ekspertëve që po e këshillon: po të mos ishin ndërmarrë masat e distancimit social, numri i të vdekurve, sipas projeksioneve, do të mbërrinte 300 mijë, por nëse masat e karantinës hiqen numri i vdekjeve mund të mbërrijë në 200 mijë edhe nëse shkollat mbesin të mbyllura tërë verën, një e katërta e SHBA-së punon nga shtëpia dhe vazhdojnë disa masa të distancimit social.

Në duart e ekipit të presidentit amerikan janë këshillat nga Instituti për Vlerësime Shëndetësore të Universitetit të Washingtonit kundër heqjes së masave të karantinimit: “Mjafton të thuhet se nëse në nivel të shtetit ato i ndalim më 1 maj, do të kthehemi në gjendjen në të cilën jemi sot dikur nga korriku”.

Ndërkohë, në duart e ekipit të ngushtë këshillues të presidentit të Kosovës janë opsionet për shkarje nga Kushtetuta, në mënyrë që të zgjidhet një qeveri që do t’i përshtatej atij.

Lexo edhe :   Mbyllja e kufijve/ Manastirliu tregon se kur do ta bëjë BE vlerësimin tjetër

2.

Te H. Thaçi përsëritet diçka që ka bërë më herët. Ai, më 1999, në Rambouillet e Paris llogariste se përderisa me çlirimin e Kosovës do të merreshin Amerika e NATO, ai duhet të merrej me postin e tij personal në Kosovën e çliruar. Tash llogarit se me pandeminë do të merret Amerika (dhe çdokush tjetër) e ai duhet të merret me formimin e një qeverie sipas qejfit të tij. Në kalkulimet e tij, më 1999 nuk duhej lejuar që fundi i luftës ta zinte Rugovën në pozitën e autoritetit që ka; njëjtë tash nuk duhet lejuar që fundi i kësaj faze të pandemisë, posaçërisht nëse është me sukses për Kosovën e qytetarët e saj, ta zërë qeverinë e tanishme në detyrë.

Lexo edhe :   Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog, do të nisem në Washington

Ekzistojnë, megjithatë, dy dallime thelbësore në këtë analogji. I pari është se këtë krizë të COVID-19 nuk do t’ia zgjidhë Kosovës Amerika (zaten as Evropa e askush tjetër). Për dallim prej vitit 1999, nuk ka avionë bombardues e as raketa Tomahawk që do ta shporrin virusin korona prej këtej; kjo është tash detyrë e çdo shteti veç e veç, e në fund e njerëzimit në tërësi. Dallimi i dytë është se ky relacion mes një shumice që merret me çështje thelbësore (çlirimi, lufta kundër pandemisë) dhe një pakice të përfaqësuar nga Thaçi që merret me çështje të statusit personal të pushtetit nuk mund të fshihet sikur më 1999. Atëbotë, në kushte lufte dhe nevoje për kohezion, nuk u përhap se kishte dallime në Rambouillet dhe se shumica donte marrëveshje për Kosovën, e një njeri, H. Thaçi, donte marrëveshje për postin e vet. Në narracionin kolektiv kosovar nuk doli se njeriu që i bëri më së shumti dëm Kosovës në Rambouillet ishte H. Thaçi. Nuk dolën narracione të ndryshme të luftës për pushtet, por doli vetëm një narracion: se kosovarët po bëheshin bashkë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD

Nga Mero Baze Lulzim Basha po kërkon një fabulë të legjitimohet si baba nga martesa e dytë në PD. Dhe ka kaq muaj që po...

Avdullah Hoti: Ja çfarë kërkojmë nga dialogu me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për “DW” theksoi se nga dialogu me Serbinë kërkohet vetëm njohja reciproke. DW: Kryeministër Hoti, morët detyrën...

John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-sekretari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton së fundmi ka bërë një deklaratë mjaft të fortë. Ai u shpreh se ideja e...

Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

Presidenti Ilir Meta vlerësoi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Titulli në fjalë ishte me motivacionin: “Në vlerësim...

Cilat janë fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh vendin tonë

Parashikimet klimatike afatgjata projektojnë për Shqipërinë një rritje të temperaturës mesatare vjetore me 5°C dhe pakësim të reshjeve me 15% deri në fund të...