E enjte, 9 Korrik, 2020
34 C
Tirana

8 ton mjete të mbrojtjes personale për “Heronjtë e heshtur” (VIDEO)

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Moderatorja shqiptare e sportit ngacmon me fotot nga plazhi (FOTO)

Hygerta Sako njihet si një ndër moderatoret më të spikatura të sportit në Shqipëri. Ajo ende josh me format e saj trupore. Prezantuesja e “Rubrika...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se sot kanë mbërritur 8 ton mjete të mbrojtjes personale për personelin mjekësor. Në statusin e ndarë me qytetarët në rrjetin social, ajo vë në dukje se mjekët dhe infermirët, janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19. Në total janë testuar 4070 raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit në doganën e Tiranës, në momentin e mbërritjes së ngarkesës me mjetet e mbrojtjes personale, deklaroi se është përparësi mbrojtja e bluzave të bardha.

“Vijojmë me furnizimin në vazhdim me materialet mbrojtëse personale për mjekët, infermierët, epidemiologët, strukturën e Urgjencës Kombëtare kudo në vend. Ka qenë dhe do të mbetet përparësi mbrojtja e mjekëve, infermierëve, atyre që janë në vijën e parë të zjarrit, në luftën dhe betejën kundër COVID-19”, tha Manastirliu.

Kjo sasi e re e mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, vjen pas dy furnizimeve të para të porositura nga qeveria shqiptare, prej 15 ton, të cilat kanë mbërritur më herët në vendin tonë.

“Janë 8 ton materiale të mbrojtjes personale, duke filluar nga veshjet, syzet, maskat dhe helmetat mbrojtëse, të cilat do të vijojnë të furnizojnë spitalet tona, do të vijojnë të furnizojnë qendrën e urgjencës kombëtare, Institutin e Shëndetit Publik. Gjithashtu të gjithë njësitë e kujdesit shëndetësor vendor dhe të gjitha ato struktura, ku personeli përballet në betejën dhe në frontin e parë të luftës kundër COVID-19”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :   I mbyllur prej katër muajsh/ Rihapet Muzeu ‘Louvre’ në Paris

Manastirliu shtoi se nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve, pasi lufta nuk ka mbaruar dhe duhet vazhduar me respektimin e masave të vendosura nga qeveria.

Lexo edhe :   “Pacientë të rinj me simptoma të rënduara”, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë (FOTO)

“Tashmë është një fazë e dytë e luftës kundër këtij virusi. Është shumë e rëndësishme që në këto momente që do të fillojë edhe një çlirim me pikatore i masave, të tregohemi akoma edhe më shumë vigjilentë. Që nga stafet dhe ekipet tona në terren deri tek qytetarët, duke filluar nga distancimi social i cili në asnjë moment nuk do të duhet të neglizhohet, tek higjiena personale, tek dezinfektimi i ambienteve, tek të gjithë elementët e tjerë të cilët synojnë të mbrojnë qytetarët për t’i bërë ballë këtij virusi të rrezikshëm, i cili humbet fuqinë e tij nëse nuk lejohet transmetimi”, apeloi Manastirliu.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishte ngritur një skemë mashtrimi, policia kap 24-vjeçaren e cila ishte në kërkim

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 24-vjeçare me inicialet D.S., ndërsa Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë...

“Nuk iu fus tek grupi i zëdhënësve të qametit”/ Hajdari shpërthen pas fjalës së Ballukut

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka kërkuar fjalën për të replikuar me ministren Belinda Balluku. Por ajo nuk është lejuar që të flasë nga...

Pse trupi ynë shkurtohet kur plakemi

Nga Adam Hawkey “The Conversation” Ndërsa mund të jemi të ndërgjegjshëm se një humbje e shikimit, dëgjimit dhe kujtesës, është një shenjë e plakjes, diçka...

Manastirliu: Përdorimi i maskës e ul me 70% përhapjen e infeksionit

Çdo ditë e më shumë po raportohen më shumë të infektuar. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve e ministres Manastirliu, duket se situata nuk...

“Alo Edi jam. Të lutem laj duart shpesh!”/ Kreu i AKEP sqaron pse u lejua një mesazh i tillë

Në muajin mars, një mesazh zanor bllokonte thirrjet në telefonitë celulare, e ku protagonist ishte kryeministri Rama. Ai përsëriste të gjitha rregullat që duhen...