Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

70-vjetori i NATO-s: Mësimet që aleanca ka nxjerrë nga Lufta e Ftohtë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
70-vjetori i NATO-s: Mësimet që aleanca ka nxjerrë nga Lufta e Ftohtë

Nga Lukas Trakimavicius  “Atlantic Council”

Më 4 prill, NATO do të shënojë 70-vjetorin e themelimit të saj, nëpërmjet nënshkrimit të Traktatit të Uashingtonit, që hodhi themelet e aleancës ndoshta më të suksesshme që ka parë ndonjëherë bota. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha sukseset, shumë njerëz e harrojnë se NATO, nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë.

Gjatë gjithë historisë së saj të gjatë dhe të nderuar, aleancës i është dashur jo vetëm të adresonte sfida të shumta të politikës së jashtme, dhe të balanconte interesat e brendshme, por edhe të merrte nisma të guximshme, kur ishte në rrezik siguria e shteteve anëtare.

Aleanca, lindi në një mjedis të rrezikshëm. Vetëm 5 muaj pas themelimit të NATO-s, Bashkimi Sovjetik arriti të testonte me sukses bombën e parë bërthamore. Një vit më vonë, Moska iu bashkua luftës në Kore. Për NATO-n këto ishin shenja ogurzeza, që sugjeronin se sovjetikët mund të përpiqeshin të pushtonin Evropën Perëndimore.

Shqetësimet u shtuan edhe më tej, nga fakti që NATO kishte vetëm 25 divizione të gatshme në Evropë, ndërkohë që sipas disa vlerësimeve, blloku sovjetik kishte 150 divizione. Megjithatë, ndjenja e ankthit nuk zgjati shumë. Sapo kërcënimi i perceptuar i një pushtimi sovjetik nisi të zvogëlohej, në pah dolën mosmarrëveshjet e para mes aleatëve.

Pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik Josif Stalin në vitin 1953, aleatët nisën të kishin pikëpamje të ndryshme, nëse duhej apo jo të arrihej në marrëveshje paqeje me udhëheqjen e re të Kremlinit. Vetëm 3 vjet më vonë, ndarjet u thelluan kur Britania e Madhe dhe Franca kundërshtuan SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik, gjatë Krizës së Suezit.

Menjëherë pas përfundimit të Luftës Koreane, në agjendën e diskutimeve hyri çështja e ndarjes së pabarabartë të barrës së mbrojtjes. Presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer u përpoq të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane jashtë vendit, dhe të reduktojë shpenzimet e mbrojtjes. Për këtë qëllim, ai rriti mbështetjen e NATO-s tek armët bërthamore, pasi ato ofruan një alternativë më të lirë të parandalimit sesa forcat konvencionale, dhe i kërkoi Evropës të rriste kontributin e saj në shpenzimet e mbrojtjes.

Megjithatë, sfidat e viteve 1950 u përhapën edhe në dekadën e ardhshme. M gjasë, goditja më e madhe ndaj aleancës erdhi në vitin 1966, kur pas një serie të gjatë mosmarrëveshjesh, presidenti francez Sharl De Gol, vendosi të tërheqë Francën nga komanda ushtarake e NATO-s. Disa aleatë iu frikësuan një efekti, që mund të çonte në fundin e aleancës.

Në fakt, ndodhi e kundërta. Në vitin 1956, NATO publikoi një raport, që nxiti bashkëpunimin jo-ushtarak, mbështeti zhvillimin e një politike të pranueshme reciproke përballë sovjetikëve, dhe shëroi “plagët” e Krizës së Suezit. Partnerët evropianë të NATO-s, filluan të rritnin gradualisht shpenzimet e mbrojtjes, megjithëse Shtetet e Bashkuara mbajti sërish pjesën më të madhe të barrës financiare.

Për më tepër, në përgjigje të krizës së raketave kubane në vitin 1962, udhëheqja amerikane premtoi të përmirësonte konsultimet me Evropën, dhe garantoi aleatët se çdo iniciativë e ardhshme politike ndaj sovjetikëve, do të përfshinte “një pikëpamje të NATO-s”.

Së fundmi, edhe pse Franca vazhdoi të vepronte jashtë komandës ushtarake të NATO-s për pjesën e mbetur të Luftës së Ftohtë, ajo mbeti një aleate e domosdoshme e stabilitetit dhe sigurisë euroatlantike. Pas një periudhe të shkurtër të qetësisë relative, kapaciteti i NATO-s për të reaguar u vu në provë, pas vendosjes së raketave sovjetike SS-20 brenda distancës prej nga ku mund të godiste Evropën Perëndimore.

Në vitin 1979, udhëheqja e NATO-s, iu përgjigj kësaj provokimi, duke marrë vendimin e guximshëm për të zbatuar strategjinë “e dyfishtë”, që synonte të kufizonte kërcënimin ushtarak sovjetik. Sipas kësaj strategjie, NATO do të negocionte heqjen e raketave SS-20, por nëse sovjetikët refuzonin, aleatët do të vendosnin sisteme të ngjashme raketash.

Dhe kështu ndodhi: sovjetikët refuzuan të tërhiqeshin, dhe në vitin 1983 NATO nisi vendosjen e 572 raketave të reja bërthamore, duke përfshirë 108 raketa të tipit Pershing II në Gjermaninë Perëndimore. Ky vendim e habiti Kremlinin, dhe e detyroi atë të përfshihej në bisedimet e kontrollit të armëve.

Për evropianët, NATO siguroi para së gjithash garanci të forta, kundër kërcënimit sovjetik. Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë, fuqitë evropiane nuk do të kishin mundësi të luftonin kundër trupave të vendosura në anën tjetër të Perdes së Hekurt.

Për amerikanët e veriut, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, NATO veproi jo vetëm si një shumëzues i forcës, që i ofroi qasje në baza të huaja ushtarake, por gjithashtu edhe si një kuadër legjitim për përdorimin e përbashkët të fuqisë ushtarake. Ndryshe nga aleancat e shumta në histori, NATO është unike pasi nuk është thjesht një aleancë ushtarake, por edhe një aleancë e vlerave njerëzore dhe atyre politike.

Për më tepër, NATO ka përfituar shumë nga fakti, se është mishërimi fizik i lidhjes transatlantike, që bashkon kontinentet e Amerikës së Veriut dhe Evropës. Dy Luftërat Botërore, na kanë mësuar se Evropa dhe Amerika e Veriut janë më të forta, më të sigurta dhe më të begata kur janë bashkë.

Në një nivel më praktik, NATO u siguroi jo vetëm garancinë e sigurisë kolektive të gjithë anëtarëve të saj, por krijoi gjithashtu krijoi të vetmin forum ku amerikanët e veriut dhe evropianët mund të diskutonin dhe të konsultoheshin përditë, mbi një sërë çështjesh të sigurisë.

Gjatë gjithë historisë së saj prej 7 dekadash, NATO u përball me më shumë sfida nga sa mund të imagjinohej, por padyshim që asnjëra prej tyre nuk ishte më e madhe, se ato me të cilat u ballafaqua gjatë Luftës së Ftohtë.

Ajo duhej të merrej me kërcënimin real të një pushtimi sovjetik, të mbështetur nga armët bërthamore kundër Evropës Perëndimore, të menaxhonte mosmarrëveshjet serioze mes aleatëve, dhe të zotëronte ende aftësinë për të ndërmarrë veprime të vendosura, sa herë që ndryshonte gjendja e sigurisë.

Fakti që NATO, i ka kryer me sukses këto detyra të mëdha për kaq shumë vite, duhet të njihet dhe kuptohet nga brezi i udhëheqësve të sotëm, jo vetëm për shkak të vlerës së saj historike, por edhe pasi paraqet një burim të rëndësishëm udhëzues për sfidat me të cilat përballet sot NATO./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 70-vjetorialeancalufta e ftohtemesimetNATO

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Jep papritur dorëheqjen prokurori i dosjes ‘Dajti’

Jep papritur dorëheqjen prokurori i dosjes 'Dajti'

Dollari zhvlerëson lekun, euro e qëndrueshme

Dollari zhvlerëson lekun, euro e qëndrueshme

Bomberi argjentinas merr vendimin e papritur: Nuk do të luaj më kurrë për kombëtaren

Bomberi argjentinas merr vendimin e papritur: Nuk do të luaj më kurrë për kombëtaren







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

by mirseda
22:53 | 17/11/2025
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të hënë një inspektim në Vlorë, për...

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com