E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë urgjente me ministren Gjonaj

Shtatë deputetë nga grupi i ri parlamentar i kanë kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Lefter Maliqi, Artur Roshi, Ramazan Gjuzi, Besnik Troplini, Suzana Topi, Koço Tahiri dhe Andi Përmeti kërkojnë sqarime për gjashtë çështjet e mëposhtme:

  1. Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit.
  2. Shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të tyre.
  3. Mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transperimit të tyre.
  4. Rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së së Peqinit etj., ku u konstatuan këto shkelje për këto masa ekstreme.
  5. Lirimeve, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç’baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre para se t’i emëronit apo t’i prezantonit?
  6. Si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje dhe drejtimin e këtij institucioni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...