Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

30 qershori, si kufiri mes të shkuarës dhe të ardhmes!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Kjo javë ishte shumë e rëndësishme në aspektin politik, për të dhënë përgjigje dilemave pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe për të dalë nga sistemi parlamentar në Shqipëri. Ishte një kufi kohor që qartësoi njëherë e përgjithmonë, pozicionin e të gjitha palëve, aktorëve dhe faktorëve vendas e të huaj në këtë histori.

Ajo që është mëse e qartë tashmë, pa asnjë dilemë dhe ekuivok, është se opozita ish Parlamentare në Shqipëri, ka me vete në këtë qasje të paprecedentë, vetëm Presidentin e Republikës. Të gjithë të tjerët, përfshi opinionin publik, mazhorancën dhe ndërkombëtarët në Tiranë dhe në çdo qendër tjetër të vendimarrjeve të rëndësishme për shqiptarët, janë kundër aventurës vetvrasëse të lidershipit të PD, LSI dhe partive të tyre aleate.

Këtë javë KQZ vijoi jo vetëm me dhënien e mandateve për deputetët e rinj nga radhët e opozitës, numri i të cilëve në total tani po arrin në në Parlament, në 100 mandate përfaqësimi. Kjo do të thotë se ekzistojnë praktikisht të gjitha numrat për të miratuar çfarëdolloj vendimarrje kushtetutese dhe për të miratuar çdo ligj dhe çdo reform që i nevojitet vendit, përfshi këtu që nga zgjedhja e Prokurorit të ri të Përhershëm, çdo ligj në funksion të reformës së drejtësisë edhe atë elektorale.

Nga ana tjetër, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi këtë javë edhe procedurat e para për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në datën 18 mars (të hënën), ishte edhe afati i fundit ku partitë politike për të depozituar emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Duke shënuar në këtë mënyrë, edhe nisjen zyrtare të përgatitjeve për procesin e ri elektoral në 90 KZAZ-të në mbarë vendin. Duke qenë se PD dhe LSI nuk paraqitën komisionerët e tyre, sipas ligjit, është radha e KQZ që ti zëvendësojë ata me ekspertë të pavarur.

Opozita shqiptare dështoi këtë javë në përpjekjet e saj, për të marë mbështetje ndërkombëtare, në lidhje me vendimin e saj “in extremis”, në përpjekje për të fituar pushtetin në tavolinë nëpërmjet çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohëshme me një qeveri tranzitore. Qëllimi është që nëpërmjet kësaj manovre kaq të fortë politike, ajo pjesë e kriminalizuar e lidershipit të opozitës ti shpëtojë SPAK dhe BKH, nëpërmjet bllokimit të punës për ngritjen e funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë së re.

Lulzim Basha dështoi për të marë në Bruksel, mbështetjen e Partive Popullore Europiane (PPE), në vijim të serialit të pafund të kritikave të forta që ndërkombëtarët nga Uashingtoni e deri në Berlin, i kanë bërë hapit të hedhur prej saj. “Shuplaka” më e fundit që opozita mori ishte ajo që I erdhi këtë të premte, nga delegacioni zyrtar i qeverisë federale Gjermane. Në një deklaratë të bërë publike, ata thanë se:

“E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme. Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në Parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, në rrugë të mbarë për reformën e drejtësisë. Bojkoti i Parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar. U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.”

Në këtë mënyrë, 30 qershori është I pashmangshëm. Ndaj të shtunën më 23 mars, PS mban Kongresin e saj zgjedhor, nga ku Kryeministri Edi Rama do të ndezë motorrat e makinës elektorale, duke synuar fitoren në garën për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet lokale të 2019 nuk janë thjeshtë një datë, një e dielë ku do të votohet, ose do të bojkotohet. Por, 30 qershori është një kufi politik që pritet të ndajë dy epoka: Të ardhmen, nga e shkuara. Të nesërmen, nga e djeshmja. Progresiven, nga regresivja. Shpresën, nga frika. Drejtësinë e re, nga drejtësia e vjetër. Shqipërinë e vertetë Europiane, nga ajo neotomane.

Më 30 qershor, Shqiptarët janë ftuar në referendumin e historisë për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë, të lodhshëm e për të nxjerrë në pension njëherë e përgjithmonë, atë elitë të korruptuar e të kriminalizuar politike që po e mban vendin peng, duke na zvarritur në përpjekjet për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe të një shteti modern të së drejtës. Askush, asnjëherë nuk ka mundur kurrë që të ndalë rrotën e historisë, që të shkojë drejt së ardhmes. Kjo javë ishte finalja. Edhe 100 ditë na ndajnë nga ky moment. Numërimi mbrapsht, sapo ka filluar.

 

Tags: Alfred PezabashaMetarama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Enca dhe Noizy rikthehen bashkë, videon e poston vetë këngëtarja

Sot mblidhet Kongresi i PS, detajet nga programi

Zbardhen përgjimet/Ish-prefekti Radovani: Eja më vrit, e po firmos që të kam thënë unë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com