Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

Shqipëria po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%.

Megjithë rimëkëmbjen e fortë ciklike, pandemia i ka përmbysur arritjet e mëparshme në uljen e varfërisë.

Banka Botërore përllogariti se në 50 vende të Rajonit të Europës Qendrorë dhe Azisë deri në fund të këtij viti, COVID-19 ka zhytur në varfëri edhe 4.3 milionë njerëz të tjerë. Banka analizon se megjithëse rritja ekonominë post Covid-19 është e fortë, ajo nuk po rezulton gjithëpërfshirëse. Shumë persona vazhdojnë të dobësohen nga humbjet e vendeve të punës dhe reduktimi i orëve të punës, heqja e ndihmës ekonomike nga qeveria dhe inflacioni i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Covid-19 ka kushtuar miliona jetë në nivel global, ka përmbysur arritjet në uljen e varfërisë dhe ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike në vijim.

Plagët e grumbulluara në kapitalin njerëzor do të shërohen ngadalë, ndërsa ritmi i akumulimit të kapitalit fizik ka të ngjarë të mbetet i ulët.

Edhe para pandemisë, të gjithë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike, të tilla si investimet, rritja e produktivitetit, përmirësimet në arsim dhe shëndet, rritja e popullsisë në moshë pune, ishin parashikuar të ngadalësoheshin.

Pandemia do t’i përkeqësojë më tej këto aspekte analizon Banka Botërore dhe efektet negative do të ndihen akoma tek më të varfrit, gratë, fëmijët, si dhe të rinjtë, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

Në vitet në vijim, konsumi privat parashikohet të kthehet si mjeti kryesor i rritjes së PBB -së. Investimet private mund të vijojnë rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit, tha Banka./ Monitor

Burimi: BB
Burimi: BB

Tags: ekonomiapandemiashqiperivarferi

TË LIDHURA

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat
Politikë

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

17:40 | 03/12/2025
Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit
Politikë

Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit

17:04 | 03/12/2025
Kushtetuesja shtyn seancën për ankimin e pezullimit të Ballukut
Politikë

Kushtetuesja shtyn seancën për ankimin e pezullimit të Ballukut

16:34 | 03/12/2025
Next Post
Reshje në të gjithë territorin, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë

Reshje në të gjithë territorin, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë

Vazhdon të forcohet ndjeshëm Dollari. Vlera pozitive regjistrohen edhe për Paundin dhe Frangën

“Frikë” në tregun valutor, euro bie sërish

VIDEO/Tërmeti shkund këtë shtet, 20 të vdekur. Shemben mbi 100 shtëpi

VIDEO/Tërmeti shkund këtë shtet, 20 të vdekur. Shemben mbi 100 shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat
Politikë

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

by mirseda
17:40 | 03/12/2025
0

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme...

Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit

Ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit

17:04 | 03/12/2025
Kushtetuesja shtyn seancën për ankimin e pezullimit të Ballukut

Kushtetuesja shtyn seancën për ankimin e pezullimit të Ballukut

16:34 | 03/12/2025
Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

16:29 | 03/12/2025
Rama: Fluturimet Shqipëri–Kanada s’nisin dot për shkak të pezullimit të Ballukut

Rama: Fluturimet Shqipëri–Kanada s’nisin dot për shkak të pezullimit të Ballukut

16:25 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com