Vajza e mitur Elona Kuburja e cila është diagnostikuar nga një sëmundje e rrallë, është transportuar me avion privat gjatë mesditës për kurim të specializuar në Stamboll. Falë fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, një dritë në fund të tunelit është hapur për vajzën, e cila po lufton me jetën.
https://www.facebook.com/arberhajdariofficial/videos/524049445031106/
Prej një jave ndodhej në gjendje të rëndë në QSUT, me një sëmundje të rrallë që nga lindja e cila nuk kurohet në Shqipëri. 25 raste në botë janë të raportuara për këtë sëmundje të rrallë, e ndërsa familja e saj apelon për ndihmë.
Vajza nga Fushë-Kruja është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.
“Fundjavë Ndryshe” çon për kurim në Turqi 14-vjeçaren me sëmundjen e rrallë
E ëma e vajzës, ripërsërit sërish apelin e hapur ndaj të gjithë shqiptarëve, që të japin kontributin e tyre, sado modest, për të shpëtuar jetën e Elonës. “Dua që t’i bëj një apel të gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë për jetën e vajzës, sadopak të kontribuojnë për të”, ka thënë ajo në një intervistë për Report Tv. Vajza është nisur për në Stamboll rreth orës 15:30 të ditës së sotme.