Kronikë

Shoferi ka qenë i dehur? Bie pretendimi i parë me të cilin Mihal Kokëdhima u mbrojt në gjyq

               Publikuar në : 17:07 - 19/08/19 M. S

Dëshmi të reja vijnë për Mihal Kokëdhimën, i cili u njoh dje me masën “arrest me burg” pas incidentit me turistët spanjollë.

Mihal Kokëdhima deklaroi dje gjatë seancës gjyqësore se shoferi shqiptar që drejtonte furgonin me turistët spanjollë, ishte i dehur. Ky detaj mesa duket nuk është aspak i vërtetë.

Shoferi nuk ka rezultuar në gjendje të dehur. Nga burime pranë guidës mësohet se ka qenë Mihal Kokëdhima, ai që ka qëlluar tre prej grupit me familjarë spanjollë që drekuan në restorantin e tij, bën me dije “Shqiptarja.com”.

Mihal Kokëdhima, siç u shprehën dje avokatët e tij në Gjykatën e Vlorës, do ta apelojë këtë masë sigurie të “arrestit me burg”, duke kërkuar që të hetohet në liri, ndërsa kanë deklaruar se akuzat nuk qëndrojnë.

Vlen të theksohet fakti se restoranti i ndërtuar mbi plazh është pa leje, dhe së fundmi objekti është vënë në proces legalizimi.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT