Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

13.5% e shqiptarëve vetë-deklaruan në vitin 2019 se ata nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.

Shifrat janë publikuar në sistemin e të dhënave të Eurostat. Pesha është rritur në krahasim me 2017-n, viti i parë që ka raportuan Eurostat për Shqipërinë, kur ky tregues ishte 12.5%. Përqindja më e lartë është në Veri, me 21.3%.

Më pas renditet Jugu i vendit me 11.6% dhe më të ulëtën e ka Qendra, me 9.3%.
Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit dhe Europës, përqindja e personave që vetë-deklarojnë se nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta, është shumë më e lartë.

Pas nesh renditet Kosova, me 8.45 (për vitin 2018), Serbia e ka këtë tregues 2.6%, Turqia 2.4%, Maqedonia e Veriut 1.6%, Mali i Zi 0.1% (për vitin 2018). Të lartë e ka këtë tregues edhe Greqia, në 7.5%, ndërsa për vendet e tjera të Europës nuk shkon më shumë se 4%. P.sh. në Itali, përqindja e personave në pamundësi për t’u ekzaminuar është 1.3%, ndërsa në Spanjë, Maltë, Suedi, Slloveni është zero.

Të tjerë tregues të Bankës Botërore, me të dhëna më të hershme, nxjerrin në pah se Shqipëria ka performancën më të keqe, pasi banorët shpenzojnë nga xhepi për shërbime shëndetësore më shumë se të gjithë (të dhënat e 2014), ndërsa shteti ka shpenzimet më të ulëta për frymë për sistemin e shëndetësisë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga xhepi arrijnë 50% për shqiptarët, më të lartat në rajon dhe në krahasim me mesataren europiane, ndërsa shpenzimet publike për frymë për shëndetësinë ishin 304 dollarë, më të ulëtat në rajon dhe shumë poshtë mesatares së vendeve të BE-së.

Shqipëria renditet edhe në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021, me treguesi që është 16.5. Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

Këta faktorë ndikuan negativisht gjatë periudhës së pandemisë. Deri në fund të marsit 2021, Shqipëria renditej në vendin që kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Eurostat: Pandemia nxori në pah pabarazitë

Për shtetet e Bashkimit Europian, ky treguesi i pamundësisë për mos marrjen e ekzaminimeve shëndetësore është matur edhe për vitin 2020. Sipas Eurostat, pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë sistemike si midis Shteteve Anëtare të BE-së ashtu edhe brenda tyre. Ndërsa disa njerëz patën fatin të vazhdonin të punonin me kohë të plotë nga shtëpia (dhe në disa raste madje ishin në gjendje të kursenin më shumë nga të ardhurat e tyre se zakonisht), punonjësit e vijës së parë dhe kryesore u përballën me rreziqe të mëdha shëndetësore.

Shumë njerëz në punësim të pasigurt ose që punojnë në sektorë/biznese të ndikuar nga bllokimet e njëpasnjëshme u përballën me të ardhura të reduktuara, punë me kohë të shkurtër (skema pushimi/pushim të përkohshëm/papunësi teknike) dhe papunësi. Sipas Eurostat, ndikimi asimetrik i pandemisë në shumë raste ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese: disa grupe në shoqëri janë prekur shumë më ashpër se të tjerët, për shembull, të moshuarit, të rinjtë, prindërit e fëmijëve të vegjël (veçanërisht prindërit e vetëm), ata që marrin rroga të ulëta, gra, emigrantë ose persona me aftësi të kufizuara. /Monitor

Tags: mjeketpandemiashqiperi

TË LIDHURA

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor
Aktualitet

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor

13:20 | 11/09/2025
Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella
Aktualitet

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

13:11 | 11/09/2025
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

12:52 | 11/09/2025
Next Post
U bllokua në galeri, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit

U bllokua në galeri, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit

“Për një PD më të bashkuar”, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier

“Për një PD më të bashkuar”, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier

Mashtroi dy shtete/Kujt i përkasin eshtrat në makinën e djegur në Pukë?

Mashtroi dy shtete/Kujt i përkasin eshtrat në makinën e djegur në Pukë?

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor
Aktualitet

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo merr detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor

by mirseda
13:20 | 11/09/2025
0

Ministri për Pushtetin Vendor është zgjedhur Ervin Demo, duke marrë stafetën nga Arbjan Mazniku. Rama tha se...

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

13:11 | 11/09/2025
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

12:52 | 11/09/2025
“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

Rama prezanton kabinetin e ri qeverisës, ja ekipi që zgjedh për “Shqipërinë 2030”

12:50 | 11/09/2025
“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

12:47 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com