E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Për një PD më të bashkuar”, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “foltoren” e radhës sot në Fier. Pas takimit me dhjetëra militantë të PD-së pak ditë më parë në Tiranë, Berisha ka njoftuar se takimin e radhës më demokratët do ta zhvillojë në Fier, ku thotë se takimi do të zhvillohet për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

“Njoftim!

Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier ora 18:00 tek Albanian University (UFO): “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, njofton Berisha.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri është hedhur në aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar.

Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, janë ‘shpëtimi’ i Berishës për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD-së. Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA-të ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...