10- Shimpanzeja Babëlls. Trashëgimia: 2 milionë dollarë. Majmuni ishte kafsha e preferuar e mbretit të muzikës pop, Majkëll Xhekson.

9- Një numër i paspecifikuar qensh. Trashëgimia: 4 milionë dollarë. Ajo iu la qenve në vitin 2009, nga bashkëshortja e krijuesit të serialit të famshëm “Star Trek”.

8- Pula Gigo. Trashëgimia: 10 milionë dollarë. Paratë iu lanë trashëgim në vitin 2001, nga pronari i fermës Majls Blekuell.

7-Qentë Conçita, Luçia dhe Maria. Trashëgimia: 11 milionë dollarë. Iu dhuruan pas vdekjes nga binesmenia dhe pronarja e tyre Geil Pozner. Djali i saj e paditi në gjykatë këtë vendim.

6- Qeni Trabëll. Trashëgimia: 12 milionë dollarë. Manjatja e pasurive të patundshme, Leona Helmsli la qëllimisht me gisht në gojë 2 nga nipërit e saj.

5- Macja Bleki. Trashëgimia: 12.5 milion dollarë. Tregtari britanik e veprave të artit Ben Rea, bëri bujë në media me testamentin e tij në vitin 1988.

4- Maçoku Tomazo. Trashëgimia: 13 milionë dollarë. Pronarja Maria Asunta, ishte e veja pa fëmijë e një biznesmeni në fushën e ndërtimit.

3- Qentë Luk, Lejla, Sadi, Sani dhe Loren. Trashëgimia: 30 milionë dollarë. Ato janë qentë e moderatores së famshme amerikane Opra Uinfri. Ajo është ende gjallë, ndaj ata duhet të presin për paratë.

- Shimpanzeja Kalu. Trashëgimia: 70 milionë dollarë. Vajza e një konteshe britanike, Patrisha O’Nil, ishte e fiksuar pas kafshëve. Por Kalu, ishte i preferuari i saj.

- Qeni Gynter III. Trashëgimia: 80 milionë dollarë. Pronarja ishte Karlota Libenshtajn, dhe testamenti hyri në fuqi me vdekjen e saj në vitin 1992.

TIRANA TODAY











