Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Ambasadorët kanë vlerësuar punën e Shqipërisë mbi reformat, por njëkohësisht kanë theksuar se duhet të bëjmë më shumë në përmbushjen e kushteve.
Thuhet se Italia është përpjekur të zbuste ‘gjuhën’ e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa në fund është refuzuar.
Drafti i konkluzioneve të arritura sot nga ambasadorët e BE-së, do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor. Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në mars të 2021.
“Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendin më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhet në vendimin e ambasadorëve.