Viola Gjoleka e cila morri famë pas pjesëmarrjes në serialin “Anabel”, ka thënë se marketingu tani është drejtuar më tepër nga pjesa e Instagramit.
Blogerët duket se janë në periudhën më të mirë të mundshme, ku ndonëse në një periudhe pandemie, fitimet nuk ndalen. Edhe në periudhën e izolimit, blogeret kanë gjetur mënyra të ndryshme për të reklamuar produketet e ndryshme.
Si rrallë herë, Viola ka ndarë me publikun shifrat e çmendura që fiton një blogere shqiptare nga një post në Instagram.
“Marketingu tani është drejtuar më tepër nga pjesa e Instagramit. Shifra më e lartë për një post është 1000 euro.
Blogerët nuk është se i tregojnë shifrat e sakta, por që paketa më e lartë që është paguar një bloger është 2000 euro edhe më sipër.
Janë çmime goxha të larta, por unë duke qenë se kam patur një punë stabël, nuk e kam përdorur shumë Instagramin si benefit. Nuk e di pse e kam lënë pak pas dore”, tregon Viola në “Ditë e Re” në Rtv Ora.