Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka zbuluar ndryshimin e madh të bërë në platformën e tij sociale, duke e pagëzuar me një emër të ri. Në një letër publike, ai ka shpjeguar edhe ndryshimin e emrit dhe kuptimin “Meta”.
Ky riemërtim mund të jetë pjesë e një përpjekje për të riparuar reputacionin e Facebook dhe për të kthyer faqen, pas një serie makthesh PR, duke përfshirë keqinformimin në platformat e tij, dështimet e moderimit të përmbajtjes dhe zbulimet rreth efektit negativ që produktet e tij kanë në shëndetin mendor të disa përdoruesve.
Përtej gjithë argumenteve që mund të japë Mark Zuckerberg, në vendin tonë ky emër ka një kuptim tjetër.
Faqet e ndryshme në rrjet kanë filluar që të krijojnë montime, duke e lidhur emrin e ri të platformës sociale me presidentin e vendit, Ilir Meta.