E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Bëjnë vaksinën Pfizer, në sistem u del Sinovac. Ata s’lejohen të udhëtojnë

Me rregullat e reja të vendosura nga Bashkimi Europian për shkak të pandemisë së Covid-19, për të udhëtuar duhet pasaporta e gjelbër me vaksinat që janë të njohura nga BE, ndër të cilat është edhe Pfizer.

Por, një çift në Shkodër kanë hasur në një problematikë. Fatmira dhe Xhemal Hajredini në 30 Gusht u drejtuan në Qendrën Shëndetësore nr.2 për të bërë vaksinën Pfizer dhe në 20 Shtator bënë edhe dozën e dytë me infermieren Valdete Pashaj.

Disa ditë më vonë shkuan te “Adisa” për të tërhequr certifikatën e vaksinimit, pasi donin të shkonin te djali në Gjermani. Fatmira ishte në rregull, por i shoqi, Xhemali, rezultonte në sistem se kishte bërë vetëm dozën e parë në 16 Prill të vaksinës Sinovac.

Në këtë pikë Fatmira dhe Xhemali shkuan në Qendrën Shëndetësore nr.2 dhe i thanë infermieres ta zgjidhte problemin e krijuar. Por asgjë nuk u bë.

Fatmira Hajredini: Më 30 Gusht kemi bërë vaksinën Pfizer, unë edhe burri im. Vaksinën e kemi bërë në lagjen tonë te qendra numër 2 me infermiere Valin. Infermierja na mori në telefon mbrapa, u interesua si shkoi vaksina. Na shkoi shumë mirë nuk kemi pasur shqetësim. Më 20 Shtator kemi bërë vaksinën e dytë. Na ka shkuar shumë mirë vaksina, s’kemi pasur asnjë shqetësim. Pastaj shkova te ADISA, u ula unë e para, i dhashë të dhënat e kartës edhe ai djali më dha këtë kartën. Ne kemi dashur të ikim jashtë shtetit dhe nuk ikëm, se na bllokon, i japin burrit këtë që më kanë dhënë mua, i thotë nuk e ke bërë, ke bërë vetëm një vaksinë, duhen 2 vaksina.

Pas qytetarëve të interesuar, në qendrën shëndetsore shkoi gazetarja e “Stop”. Infermierja Pashaj thotë se është në rregull dhe në formularët e saj të komunikimit provohet se dy bashkëshortët Hajredini kanë bërë dy dozat e vaksinës Pfizer.

Lexo edhe :   Bota në gatishmëri të lartë për variantin e koronavirusit Omicron
Lexo edhe :   Bota në gatishmëri të lartë për variantin e koronavirusit Omicron

Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve Hajredini kërkojnë zgjidhjen e problemit pasi duan të shkojnë në Gjermani te djali i tyre.

Fatmira Hajredini: Kërkoj që të më dalin vaksinat në sistem që të udhëtoj e lirë si gjithkush.

Xhemal Hajredini: Unë dua të shkoj te djali, e kam jashtë në Gjermani.

/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...