Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zot na lër koronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Ambasadorja amerikane nuk e fshehu ngazëllimin kur Meta, Rama dhe Basha ishin bashkë në një zyrë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e pandemisë.

Por Meta nuk u ndal me kaq. Pasi dekretoi ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal, ai nuk u mjaftua vetëm me firmën mbi ligj, por doli edhe në një konferencë për shtyp, për të treguar mbështetjen ndaj hapave të qeverisë. Më pas në emisionin “Opinion”, ai e përforcoi bindjen për një “erë të re” në marrëdhëniet me Ramën, edhe pse mohoi që kjo të ishte një “dashuri në kohën e pandemisë”.

Opozitarët që presin rikthimin e protestave në kuadër të “besëlidhjes shqiptare”, u zhgënjyen shumë nga kjo sjellje e presidentit. Por çfarë po ndodh në raportet Meta – Rama?

Në fakt, ne jemi mësuar që udhëheqësit tanë ti shikojmë, ose duke u sharë e pështyrë, ose duke bërë kompromise pas kulisave. Nuk i kemi parë asnjëherë si burra shteti, që të firmosin e bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve, për interesa të shtetit dhe popullit.

Parë në këtë këndvështrim, ka dy alternativa:

1- Meta është duke vepruar drejt. Ai i refuzoi ligjet e parlamentit para pandemisë, si antikushtetuese dhe ftoi edhe popullin të dalë në rrugë, me flamuj kombëtar, për ta mbrojtur Kushtetutën.

Për hir të kësaj, Meta nuk duhet të vazhdojë të bëjë opozitarin grindavec, edhe në kushtet e pandemisë. Ai i ftoi qytetarët e vendit të tij që ti binden vendimeve të qeverisë, dhe miratoi me vrap ligjet e reja në kuadër të masave të jashtëzakonshme. Nëse do të vepronte ndryshe, pra do të vazhdonte të refuzonte, atëherë do të ishte një politikan burracak dhe një president i papërgjegjshëm.

2- Nëse Meta këtë sjellje e ka paradhomën e një marëveshjeje të re, që do të mbyllë dosjen e shkarkimit të tij nga mazhoranca dhe do të ndalojë edhe “pranverën shqiptare”, atëherë jemi para një situate edhe më të rëndë se korona.

Dy politikanët dhe zyrtarët më të lartë, po përdorin postet shtetërore dhe popullin e dëshpëruar si armë, për të bërë pazare politike, në shërbim të karriges së tyre dhe në kurriz të vendit. Sepse politikanët tanë kanë dëshmuar se janë më të rrezikshëm për vendin dhe demokracinë, kur bëjnë marrëveshje për të ndërprerë luftën, sesa kur luftojnë.

Por, për këtë të flasim më shumë nëse do të vërtetohet kjo tezë.

Tags: koronavirusmentor kikiaMetarama

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Kandidati për kryeministër në Kosovë, tregon çfarë plani ka për dialogun me Serbinë

LDK propozon Avdullah Hotin/ Kurti: Unë jam kryeministër

Bilanci/ Shkon në 123 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

by mirseda
10:27 | 10/06/2026
0

Një ngjarje e rendë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Një fëmijë është mbytur...

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me motorin, një i plagosur

10:15 | 10/06/2026

Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet

09:56 | 10/06/2026

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com