Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kandidati për kryeministër në Kosovë, tregon çfarë plani ka për dialogun me Serbinë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kandidati për kryeministër në Kosovë, tregon çfarë plani ka për dialogun me Serbinë

I propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në një konferencë për mediat pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së. Hoti ka deklaruar se si çështje e rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike. Sipas tij, pasojat ekonomike të kësaj pandemie, do të jenë të mëdha. Po kështu, kandidati për kryeministër ka shtuar se dialogu me Serbinë është gjithashtu një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.

“Kjo qeveri po krijohet në rrethana specifike të kësaj pandemie, edhe për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur në muajt e fundit. Kemi hyrë në koalicion me marrëveshje të qartë, por na u desh të marrim vendim që të dalim nga ky koalicion për arsye që besoj që dihen”.

“Kam marrë besimin nga LDK-ja për të provuar që të ndërtojmë ekipin dhe partneritetin me partitë e tjera, për të ndërtuar qeverinë e re që sfidën e parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike ku besoj që kemi kompetencë të jashtëzakonshme për të dhënë kontribut për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. Krejt vlerësimet janë që pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë të mëdha dhe do të na duhet t’i mobilizojmë krejt resurset, të brendshme dhe të jashtme, që t’i dalim ballë pasojave ekonomike pas pandemisë”.

Ai ka treguar qëndrimin e tij për dialogun me Serbinë, duke thënë se kjo është çështja kryesore me të cilën do të përballet qeveria e re.

“Çështja e dialogut është çështje kryesore me të cilën do të ballafaqohemi në qeverinë e re. Me platformën që ka LDK-ja nga viti 2018 të miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kur është shfuqizuar Ligji për Dialogun, janë vendosur kornizat se mbi cilat baza Kosova duhet ta kryejë procesin e dialogut”.

“Ne do t’i dalim ballë kësaj – dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Jam i bindur që do të krijojmë konsensus të nevojshëm brenda koalicionit qeverisës.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, dhe besoj se këtu kemi përvojë të mirë si LDK, që do të kalojmë suazat e koalicionit qeverisës për të dalë edhe tek opozita, shoqëria civile, bota akademike dhe të gjithë në mënyrë që të përmbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Tags: Avdullah HotikosoveLDK

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
LDK propozon Avdullah Hotin/ Kurti: Unë jam kryeministër

LDK propozon Avdullah Hotin/ Kurti: Unë jam kryeministër

Bilanci/ Shkon në 123 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Bilanci/ Shkon në 123 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Haradinaj koalicion me Mustafën? Dalin detajet

Haradinaj koalicion me Mustafën? Dalin detajet

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com