Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar publikisht se ka marrë një propozim për koalicion nga LDK, përkatësisht nga Isa Mustafa.
Por si i është përgjigjur Haradinaj këtij propozimi?
Kryetari i AAK-së theksoi se i është përgjigjur Mustafës me një letër aprovuese. Pra Haradinaj ka rënë dakord që të ketë një koalicion me Isa Mustafën.
“Ne kemi marrë një propozim për koalicion nga LDK, gjegjësisht nga kryetari Mustafa.
Kësaj ftese iu jemi përgjigjur me një letër, kemi pasur në parim një aprovim. Nga Këshilli Drejtues kemi kërkuar votën për koalicion, deri tani janë 88 vota pro, 27 ende se kanë dhënë votën, është një abstenim.
Pra kemi një përkrahje për koalicion me LDK-Nismën-AKR dhe komunitetet dhe sot diskutuam edhe për përgjegjësit tona në qeverinë e ardhshme mënyrën e marrjes së përgjegjësive, është kohë krize, do kujdesemi që të dërgojmë”, pohoi Haradinaj.