Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zhvillime të reja, lojë e vjetër

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zhvillime të reja, lojë e vjetër

Nga: Ilir Kalemaj

Melodrama e politikës, ku gjithçka rrotullohet rreth vetes, ka kapërthyer krejt vëmendjen e publikut në mënyrë arbitrare dhe vet-referenciale. Jo se nuk ka qenë kështu, por sa vjen dhe degradon. Ka degraduar frikshëm cilësia e përfaqësimit politik, është katandisur parlamenti në derexhe personazesh anonimë, memecë politikë, delenxhinj apo pazarxhinjsh që synojnë të zhgrapin sa më tepër përfitime afatshkurtra përsa kohë janë aty. Është zëvendësuar debati politik dhe tezat, platformat, idetë dhe përballjet argumentative në rastin më të mirë me batuta hidh e prit, apo me monologje bosh, apo kaseta kryetarësh që recitojnë të njëjtën këngë.

Në të djathtë të spektrit, çështja “Berisha” sikundër pritej dhe ishte paralajmëruar qysh në prill-maj, ishte patatja e nxehtë e cila e vendoste lidershipin politik të PD-së dhe konkretisht kryetarin Basha mes “a rock and a hard place”, pra në një pamundësi ku zgjedhjet ishin vetëm të hidhej në det dhe të braktiste anijen në territor të paqartë, apo të hidhte kapitenin historik i cili kishte zgjedhur që betejën e fundit ta bënte jo nominalisht dhe i shkëputur, por me partinë që vet bashkë-themeloi si mburojë politike.

Në të dyja rastet, çarja ishte e pashmangshme. A ishte më mirë që këto dy muaj e gjysëm të shfrytëzoheshin për t’’u diskutuar gjerësisht në forume, për t’u votuar nga Këshilli Kombëtar apo Grupi Parlamentar siç sugjeronte Besnik Mustafaj së fundmi, apo në një referendum me bazë të gjerë brenda antarësisë së partisë apo nga Kongresi i Partisë, kjo pastaj ha diskutim.

Vlen për t’u theksuar që shumë nga kritizerët e sotëm, disa emocionalë dhe subjektivë, të tjerë racionalë dhe të ftohtë, mund të shkonin drejt së njëjtës zgjedhje në finale. Mund të ndryshonte forma dhe procedura, por jo përmbajtja e aktit politik. Këtu nuk bëhej fjalë për kapriçio të një diplomati të huaj, por për një qëndrim qartësisht politik të kryealeatit strategjik.

Nga ana tjetër, teatri nga kampi i mazhorancës që dukshëm fërkon duart nga rreziku i çarjes vertikale dhe horizontale të kampit blu, vazhdon nën të njëjtën regji, skenar të lexueshëm pasi është deja vù, mizaskenë, madje dhe ndriçim dhe natyrisht lojë aktoriale, ku Rama ngelet protagonisti i vetëm. Ndryshimet e tij paszgjedhore të kabinetit dhe forumeve të partisë, u kryen nën një regji të kujdesshme, ku fillimisht u hodhën disa emra për konsum dhe ndërkohë u konfirmuan rreth 2/3 e kabinetit ekzistues. Nga ana tjetër, 75 përqind janë gra për të përfituar mbulim mediatik ndërkombëtar dhe provokuar opozitën dhe paraqitur si misogjenë. Ndërkohë që nxorri në pension politik Gramozin, azil politik në kryesi Braçes dhe Majkos, përzuri Xhafën që e kishte nxjerrë nga dera dhe ja futën nga dritarja dhe syrgjynosi Ballën. La jashtë tortës qeverisësë klanin e të dezinjuarit si pasardhës, Erjon Velisë, për të dhënë një mesazh kuptimplotë që nuk ka ndërmend të lëshojë frenat e drejtimit dhe do të vazhdojë të jetë për aq sa mundet në majë të kupolës rozë.

Ndërkohë, lajmi i vërtetë është një karteli i miellit rriti çmimin e bukës, u rritën gjithashtu cmimet e vezëve, bulmetit, mishit dhe në përgjithësi çmimet e ushqimeve. Së fundmi, edhe çmimet në bar-kafe. Janë rritur me 43 përqind 6-7 vitet e fundit çmimet e qerave dhe shitblerjeve të pronave ndërkohë që pagat kanë “ngrirë” dhe pensionet as nuk janë indeksuar, hiq vitin elektoral.

Për herë të dytë kemi një qeveri që ka në dorë krejt e vetme tepsinë e pushtetit, madje kontrollon dhe kazanët, edhe kusinë. Për herë të dytë vjen në pushtet një parti pa program elektoral. Për herë të parë as nuk denjon të paraqesë një program qeverisës ndonëse zgjedhjet përfunduan në prill dhe jemi në shtator. Një qeveri deledash, as politike, as teknike.

Një vend me opozitë të përçarë, të dobësuar krahas problemeve të renditura më lart, edhe nga mungesa e personaliteteve, kapaciteteve intelektuale dhe teknike, pasjen e autoriteteve morale dhe të besueshme për publikun e gjerë.

Ngelet për t’u parë se çfarë shirash do sjelli vjeshta politike, por e vetmja rrugëdalje është rifitimi i besimit. Të besimit të publikut, elektoratit, të njerëzve që përherë e më shumë po lodhen nga kjo sagë tragjikomike dhe një pjesë po zgjedhin t’i largohen si murtajës pjesmarrjes edhe si votues ndërsa një pjesë po ikin me biletë një-drejtimëshe nga ky vend që di veç të krijojë kriza të njëpasnjëshme dhe një elite politike të paaftë për të menduar përtej interesit ngushtësisht vetjak.

Tags: bashaBerishailir kalemajrama

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Rreshtohet krah SHBA/ Balliu kundër Bashës: Lidershipi ishte kokëulur në seli

Rreshtohet krah SHBA/ Balliu kundër Bashës: Lidershipi ishte kokëulur në seli

20 vite pas/ Përvjetori i 11 shtatorit, Biden bën thirrje për unitet

20 vite pas/ Përvjetori i 11 shtatorit, Biden bën thirrje për unitet

Vendimi i duhur i Bashës, marrë për arsye të gabuara

Vendimi i duhur i Bashës, marrë për arsye të gabuara







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com