E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Zhupa: 450 milion lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në një postim në Facebook e ka cilësuar bashkinë e drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si bashkia e tenderave shoqërore.

“450 milion lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)”- shkruan ndër të tjera Zhupa.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD-së: “Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqërore! 450 milion lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)!

Mjafton shoqëria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kanë sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqësinë me rrethin shoqëror të Veliajt. Një denoncim i tillë u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.

Kjo kompani që denoncojnë qytetarët ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!

Mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për të kuptuar që grupi shoqëror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.

Pyetjet që Veliaj duhet të përgjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:

1. Sa ka ndikuar miqësia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tënd shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?

2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurrencë fiktive? A kanë qenë ato të paracaktuara?

Lexo edhe :   "Tërmet" në PD/ Berisha nis aksionin, çfarë paralajmëron për nesër
Lexo edhe :   Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?

3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty?

Dhe një kuriozitet: A është Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....