Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Zhduken nga puna po nuk arritën objektivat zgjedhore”, Spaho: Farsë për të qarë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Tetë drejtorë të emëruar nga PS-ja në Shkodër dhanë dorëheqjen, me urdhër të prerë nga kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, e cilëson si një farsë.

Në komentin e radhës në Facebook, ai shkruan se Rama ka urdhëruar në mbledhjen e Kryesisë së PS që drejtorët t’ia mbathin, pasi nuk janë kërkund jo në fushën profesionale, por në mbledhjen e votave për PS.

Në vazhdën e akuzave, ai shton më tej se kryeministri Rama, një nga armët e tij për të influencuar rezultatin zgjedhor ka përdorimin e administratës publike.

Statusi

Shikoni cfare farse ne Shkoder, farse per te qeshur por me shume per te qare. Shtate drejtore drejtorish rajonale dorehiqen ne grup nga pyjet, mjedisi, mjekesia, arsimi, posta, energjia, bujqesia. Ne darke atyre ju shtua edhe drejtori i hetimit tatimor.

Kushdo qe e degjon fillon e mendon qe gjendja ne keto sektore ne Shkoder duhet te jete katastrofike. Sigurisht atje ka probleme por qe te terhiqen te gjithe ne grup eshte vertet e cuditeshme dhe fillon e germon per te mesuar shkaqet.

Dhe e dini cili eshte shkaku? Ka urdheruar Rama publikisht dje, ne mbledhjen e Kryesise te PS qe tja mbathin sepse ata nuk jane kerkund. Nuk jane kerkund jo ne fushen profesionale, por ne mbledhjen e votave per PS!

Po cfare pune ka administrata publike me votimet? Ata jane te depolitizuar, atyre ju ndalohet te marrin pjese ne aktivitete politike si drejtues institucionesh aq me teper ne aktivitete dhe fushata elektorale?

Ne te vertete nuk habitemi. Edi Rama nje nga armet e tij per te influencuar rezultatin zgjedhor ka perdorimin e administrates publike, kercenimin, trembjen e cdo punonjesi le pastaj drejtuesit e institucioneve. Ne rast se nuk arrijne objektivat zgjedhore te Rilindjes ne zgjedhjet e rradhes, ata qerohen nga puna. Ju kujtohet thirrja qe i beri policise ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017? Hiqni uniformat, tha Rama, dhe pas orarit te punes dilni e mblidhni vota per PS.

Rekomandimi i dyte, tek rekomandimet e rendesishme te raporteve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi eshte marrja e masave urgjente per te garantuar paanshmerine e administrates publike gjate proceseve zgjedhore. Po me ke ta garantosh, te nderuar zoterinj te OSBE/ODIHR, me Edi Ramen? Ai nuk prapset ne angazhimin e krimineleve per te mbledhur vota e jo me me administraten publike qe e shikon si zgjatim te natyrshem te PS.

Mosperdorimi i administrates publike per mbledhjen e votave eshte nje nga kerkesat kryesore te opozites per te krijuar kushte per zgjedhje te lira e te ndershme dhe shembulli i Shkodres eshte rast skandaloz i cili tregon se ku eshte katandisur kjo administrate nen sundimin e Rilindjes dhe Edi Rames. Ata nuk konsiderohen dhe nuk ju kerkohet llogari per sherbimin qe ju ofrojne qytetareve dhe zhvillimin e menaxhimin e sektoreve perkates por vleresohen dhe mbahen pergjegjes vetem se sa i sherbejne Rilindjes per qellime elektorale.

Rasti i Shkodres eshte nje thirrje me shume qe komuniteti nderkombetar ne Tirane te shikoje se cfare votimesh patem ne 30 Qershor, se si administrata publike me dru dhe me friken e largimit nga puna u dergua ne rrjesht te votoje dhe drejtuesit e institucioneve po largohen masivisht me arsyetimin se nuk kane arritur objektivat elektorale te Rilindjes. Hapur, pa droje, serbes sepse e shohin vehten si pronare te Shqiperise kurse administraten si skllever qe duhet te rropaten per ta.

Rasti i Shkodres eshte perqeshja e rradhes qe Rama i ben pese kerkesave baze qe BE-ja i ka vendosur Shqiperise per hapjen e negociatave. Nje prej kerkesave eshte krijimi i administrates publike, profesionale, ne sherbim te qytetareve dhe jashte ndikimeve dhe perdorimit politik.

Ne te vertete mesazhi qe Rama i dergon BE nga mbledhja e Kryesise te PS dhe nga Shkodra eshte qe nuk jam fare i shqetesuar per plotesimin e kritereve tuaja, mua me intereson qe administrata te plotesoje vetem nje kriter, ate qe te sigurojne me cdo mjet qe une te mbetem ne pushtet pavaresisht se Shqiperia shkon me vrap drejt gremines.

 

 

 

Tags: drejtoretEdmond SpahoramaShkoder

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Mbyllja e emisioneve të Ylli Rakipit dhe Adi Krastës, reagon Këshilli i Europës

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com