Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Mbyllja e emisioneve të Ylli Rakipit dhe Adi Krastës, reagon Këshilli i Europës

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mbyllja e dy programeve, “Të Paekspozuarit” dhe “Krasta/A Show”, është cilësuar si kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri nga Këshilli i Europës. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, për kërcënimet ndaj lirisë së medias, mbyllja e programeve u raportua të enjten si kërcënim i nivelit të dytë. Alarmi u publikua në seksionin “Media Freedom Alerts” i raportuar edhe nga EFJ (Federata Europiane e Gazetarëve) dhe Federata Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të mbrojtjes së gazetarëve në botë.

“Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, News24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe u transmetuan për një vit në News24, në pronësi të Focus Media Group.

Gazetari Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News24, për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza “fake news”, shkruhet në platformën e Këshillit të Europës.

Bordi i News 24 lëshoi këtë të enjte një deklaratë, ku i cilësoi raportimet për mbylljen e emisioneve si “të pabaza”, dhe “të motivuara nga konkurrenca” dhe segmente të politikës.

Deklarata e plotë:

“Edhe ky sezon i ri, ashtu sikurse sezonet e mëparshme në News24, nis me një riformatim profesional, në përputhje me strategjinë tonë si media në kontekstin dinamik në të cilin ndodhet media shqiptare në tërësi, ashtu si edhe çdo media botërore në raport me teknologjinë dhe tregun e audiencës. News24 gjatë gjithë këtyre viteve është dalluar për profesionalizëm, diversitet, transparencë, mungesë të çdo lloj censure apo ndërhyrjeje, perfshirje të gjithë ideve, kulturave dhe frymave të gazetarisë dhe jetës publike shqiptare, duke mbajtur dhe i dhënë hapësirë në median tonë profileve të shquara të jetës publike dhe të gazetarisë.

Të gjitha kontratat dhe bashkëpunimet ndërmjet gazetarëve me logot e tyre individuale dhe News 24 si logo institucionale, shprehin interesin e ndërsjelltë të të dy palëve. Këto lëvizje të dyanshme kanë vetëm një qëllim: ngritjen e audiencës dhe përfaqësimin e interesit publik dhe teleshikuesve, që mbetet qëllim i përhershëm i News24, duke synuar forcimin e mëtejshëm të këtij televizioni në terma të profesionalizmit, ritmit dhe maksimalizimit të audiencës.

Gazetarët e sezonit të kaluar punuan në liri të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje editoriale në hapësirën e tyre, duke përmbushur çdo detyrim kontraktual nga ana jonë. Ndryshime janë bërë, po bëhen aktualisht dhe do të vijojnë të bëhen në ardhmen, por asnjë parti politike apo interes tjetër nga ai i publikut nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë të influencojë vijën editoriale të këtij televizioni.

Sulmet dhe komentet e pabaza në lidhje me këto lëvizje, bien ndesh me vetë interesin publik, i cili kërkon të mësojë të vërtetën, të njohë të gjitha pikëpamjet dhe jo instrumentalizimin e mediave apo emisioneve për qëllime të tjera. Reagime të tilla janë të motivuara nga shqetësimi që shkakton faza e re e zhvillimit profesional të News 24 dhe e kanë burimin nga lidhjet me interesat e ngushta politike, të biznesit apo të logove të tjera në konkurrencë me ne.

Për shkak të origjinës së tyre të dyshimtë, sulme të tilla nuk e cënojnë aspak aleancën e News24 me opinionin publik dhe teleshikuesit. Askush të mos trembet nga vendimet tona, nëse s’ka gjë për t’i fshehur publikut…”, mbyllet reagimi i News24.

 

 

Tags: Adi KrastaKrasta/A ShowTe paekspozuaritYlli Rakipi

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Next Post

Nuk ka më Dit(të)mirë në PS

Sa kanë shpenzuar ministret Nikolla e Shahini në udhëtimet jashtë vendit

Nuk është problemi te ‘dhoma e luksit' e ministres Gjonaj







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

by mirseda
09:03 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt...

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com