E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Zgjodhi Greqinë dhe “ngrohu stolin”, grekët: Durmishaj siguroi jetën, tani i gjejmë klub

Fillimisht zgjedhja e tij ishte kuqezi, por më pas gjithçka ndryshoi dhe Fiorin Durmisha zgjodhi të përfaqësojë fanellën e Greqisë në rang kombëtaresh. Për herë të parë në karrierë sulmuesi shqiptar u grumbullua nga skuadra helene edhe pse nuk arriti të bënte debutimin në përballjen me Bosnje-Hercegovinën.

Pavarësisht mungesës së debutimit, grekët janë të bindur se Durmishaj ka hedhur hapin e madh në karrierë dhe me zgjedhjen e Greqisë, ka siguruar karrierën e tij dhe familjen. Një nga gazetat prestigjioze greke, i ka kushtuar një artikull sulmuesit grek për të cilin shprehen se tashmë duhet të gjejnë nj klub të madh, ku përveç Olimpiakosit që i ka siguruar thuajse shërbimet e tij, në pah kanë dalë edhe emra të tjerë.

Lech Poznani është një nga skuadrat të cilat kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për Durmishajn, por emri i polakëve ka dalë vetëm pasi Durmishaj vendosi të luante për Greqinë.

“Durmishaj ndoshta nuk debutoi ndaj Bosnjës, por tashmë ka siguruar jetën e tij dhe karrierën e tij profesioniste. Ai do të largohet shumë shpejt për një klub më të madh dhe përveç Olimpiakosit ka të tjera ekipe elitare që e kërkojnë. Durmishaj kërkohet edhe në Poloni nga Lech Poznan, por do të jetë Olimpiakosi ai që do të thotë fjalën e fundit”, shkruajnë grekët.

Ndërkohë shumë sportdashës shqiptarë kanë menduar se Durmishaj nuk ishte i grumbulluar në sfidën e Greqisë me Bosnjë Hercegovinës, pasi grekët e kanë transformuar atë dhe në fanellë do të shkruhet “Ntourmisai”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...