E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Sulmet ndaj Cakajt për diplomatët/Taulant Balla: 20 janë pak

Pas debatit të Gent Cakaj me deputeten demokrate Rudina Hajdari, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka mbështetur ministrin në detyrë për Integrimin dhe Punët e Jashtmem në vendimin për shkarkimin e 20 diplomatëve në shërbimin diplomatik. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Integrimit ku po raportonte Cakaj, Balla tha se 20 persona janë pak.

“Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është Komisioni që do keni punën shumë intensive në javët në vijim, por jo vetëm kur ju kërkon Komisioni, por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni Komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria, por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë.

Ky Komision është një Komision që drejtohet nga opozita, do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar Komisioni.

Ju lutem mos u komplesoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga zonja Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor, i cili t’ju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë”, deklaroi Balla.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...