E diel, 12 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Zëri i Amerikës: Ndalohet drejtuesi i PD, tensione te Drejtoria e Policisë

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Tensioni mbetet i lartë para Drejtorisë së Policisë, drejt së cilës drejtuesit e opozitës u nisën rreth orës 22.20 minuta. Pak më parë atje ishte dërguar Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi, i ndaluar nga policia para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku ati një shkëmbim verbal me një punjoës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të largohet me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej, ndërsa mbi të u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u shpreh se zoti Dollapaj “është dhunuar në mënyrë barbare” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Mbërritja e mbështetësve të opozitës para Drejtorisë së Policisë, është shoqëruar sërish me tensione. Hedhja e tymuesve, apo dhe gurëve nga manifestuesit është pasuar edhe këtu nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë. Disa kazanëve të mbeturinave ju vu flaka, ndërsa njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë duke mbajtur larg manifestuesit.

Për gjendjen e krijuar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter kishte shprehur “respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, përfundon postimi i zotit Rama.

Gjatë mbrëmjes, tensioni erdhi në rritje gjatë protestës së opozitës, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit. Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës, një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Për afro 45 minuta protestuesit afroheshin duke lëshuar bomba Molotov, ndërsa policia përgjigje me hedhjen e ujit dhe gazin lotsjellës. Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë më pas avancuan të shoqëruara dhe nga automjetet ujëhedhëse, duke pastruar të gjithë zonën përqark.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë të paktën 13 punonjës të policisë të cilët kanë mbetur të plagsur dhe janë dërguar në spital.

Për gjendjen e krijuar reagoi ambasada amerikane duke dënuar “dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”

Në fakt, protesta e mbrëmjes së sotme, e 12-ta në radhë që nga 16 Shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj. Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. ​Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj.

Lexo edhe :   “Sot në orën 13:00”/ Rama del me njoftimin e rëndësishëm
Lexo edhe :   VIDEO/ Vjosa Osmani “sulmohet” në Kuvend, denoncon në polici deputetin

Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës. Zoti Basha i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.

Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.

Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Tëitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan zoti Lleshaj.

​Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.

Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.

Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 Qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH konfirmoi se pandemia përhapet përmes ajrit, njihuni me shpikjen më të re

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi para pak ditësh se koronavirusi përhapet përmes ajrit. Ndërkohë, pas kësaj, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA...

Aksident në Elbasan, 5 të plagosur

Së fundmi ka ndodhur një aksident në Elbasan, ku për pasojë janë plagosur 5 persona. Këto të fundit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit Rajonal...

Bashkia e Urës Vajgurore ndryshon emrin

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti...

Hoti: Normalizimi i marrëdhënieve, vetëm pas njohjes reciproke

Në një konferencë për media te dielën pasdite, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut...

La Liga përfundon para kohe për Antoine Griezmann

Mes shumë problemeve, tashmë Barcelona do të duhet të bëjë edhe pa Antoine Griezmann në dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La...