Pas disa orësh nga shoqërimi, Sahit Dollapi është dërguar në spital nga policia.
Neës 24 duke iu referuar burimeve nga policia tha se sekretari organizativ i PD, është transportuar me ambulancë në spital pasi pretendon se është dhunuar nga policia.
Po kështu mësohet se ambulanca është shoqëruar me 4 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Edhe Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që Dollapi të mos mbahej në polici por të dërgohej në spital, pasi kishte pësuar dëmtime nga dhuna e ushtruar nga efektivët në momentin e arrestimit.