Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zëri i Amerikës: Lindshmëri e ulët në Shqipëri, vendi në një emergjencë demografike

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës: Lindshmëri e ulët në Shqipëri, vendi në një emergjencë demografike

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varfërinë dhe rritur lindshmërinë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave, numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasuar me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019.

Në fillim të këtij viti, Qeveria shqiptare njoftoi shpërndarjen e një bonusi me qëllim nxitjen e rritjes së popullsisë. Nga 1 janari i vitit 2019 familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e parë të lindur, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120.000 mijë lekë për fëmijën e tretë. Emigracioni dhe nivelet e larta të varfërisë në shumë zona shihen ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien lindjeve dhe uljen e shtesës natyrore të popullsisë.

Vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që po u drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për marrjen e shtetësisë duke humbur lidhjet me vendin amë. Sipas të dhënave të EUROSTAT, publikuar pak ditë më parë, përfituesit shqiptarë përbënin rreth 8% të rreth 825.000 personave që kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në Bashkimin Europian gjatë vitit 2017.

Sipas EUROSTAT 58,853 qytetarë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së me rreth 68 mijë pasaporta. Greqia dhe Italia janë dy shtetet fqinje me Shqipërinë që kanë dhënë më shumë pasaporta për shqiptarët (97% të totalit) vlerësohej nga të dhënat e EUROSTAT. Shqiptarët në Greqi po e përdorin nënshtetësinë greke për të emigruar drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian apo për të përfituar ndjekjen e arsimimit të fëmijëve në universitetet evropiane ku tarifat janë më të ulëta për shtetasit nga vendet anëtare. Rritja e përfitimit të nënshtetësisë ka vijuar të rrisë emigrimin e shqiptarëve i cili po ndihet sidomos në zonat ndërkufitare shqiptare të cilat janë braktisur në masë të madhe nga banorët. /Voa

Tags: emergjencelindshmerishqiperiZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale
Aktualitet

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale

11:40 | 08/07/2025
Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

11:37 | 08/07/2025
Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

11:09 | 08/07/2025
Next Post
Presidenti Meta, mesazh ngushëllimi për regjisorin Gjergj Xhuvani

Presidenti Meta, mesazh ngushëllimi për regjisorin Gjergj Xhuvani

Maqedonia e Veriut s’e ekstradon Tomor Morinën, reagon ministrja serbe

Maqedonia e Veriut s’e ekstradon Tomor Morinën, reagon ministrja serbe

Gjendet e pajetë brenda në pishinë vajza e miliarderes britanike

Gjendet e pajetë brenda në pishinë vajza e miliarderes britanike

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale
Aktualitet

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në Vlorë/ 43-vjeçari arrestohet pas videos në rrjete sociale

by mirseda
11:40 | 08/07/2025
0

Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar. Policia vendore e...

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen, bie në prangat e policisë 52-vjeçari në Elbasan

11:37 | 08/07/2025
Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

Mallakastër/ Kultivuan 132 bimë narkotike në Visokë, arrestohen dy persona

11:09 | 08/07/2025
E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

E nxehta afrikane në Shqipëri, mjeku: Kujdes me kondicionerin dhe ushqimin

10:54 | 08/07/2025
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Gazetari: Prokurorja Gjeli ka shkelur ligjin me të dyja këmbët

10:33 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com