Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Zeitenwende”: një paralajmërim

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ne dhe ata: Fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve

Nga: Veton Surroi

Mund të jemi duke jetuar një moment kthese, me ndikim të madh edhe për Kosovën, shqiptarët e regjionin

1.

Brenda disa ditëve përputhëse Jurgen Habermas, filozofi e intelektuali publik më me ndikim në Gjermani, botoi një ese mbi shansin e dytë gjerman, ndërsa Konferenca e Munihut e Sigurisë një analizë të thellë mbi rolin e ardhshëm të Gjermanisë.

Që të dyja analizat identifikojnë atë që mund të jemi duke jetuar më 2020, e që në gjermanishte quhet “Zeitenwende”, pra një ndryshim i epokave historike në politikë. Për Habermasin, bashkimi i Gjermanisë ishte moment kthese, i cili nxori në pah dyzimin pozitiv të dy proceseve: bashkimi i Gjermanisë ishte i mundshëm me bashkimin e mëtejmë të Evropës dhe anasjelltas, me bashkimin e Gjermanisë rriteshin mundësitë për bashkimin e mëtejmë të Evropës. Tash, 30 vjet më vonë, Habermas nxjerr një shans të ri që del po nga interesat e brendshme gjermane. Sipas tij, Gjermania është e detyruar që me partnerët e saj, në radhë të parë Francën, të thellojë nivelin e bashkimit të Evropës në mënyrë që ta shpëtojë rendin e vet liberal-demokratik. Alternativa e bashkimit dhe thellimit të mëtejmë evropian, mendon Habermas, nuk është vetëm rritja e nacionalizmit në Evropë (dhe demokracisë joliberale, siç është rasti me Hungarinë), e me përpjekjet për ta ndalur bashkimin e Evropës dhe për të prishur të arriturat e deritanishme, por edhe rritja e nacionalizmit gjerman brenda vetë Gjermanisë, i cili sot manifestohet me partinë e skajshme të djathtë AfD.

Analiza e Konferencës së Sigurisë së Munihut, ndërkaq, shkon edhe më tutje. Sipas saj, bota në të cilën jetojmë është ndryshe prej asaj kur u bashkua Gjermania. Dy janë ndryshimet thelbësore. Së pari, tërheqja e rolit të SHBA-së nga roli i “hegjemonit dashamir”, i cili kujdeset për sigurinë evropiane dhe ky është një proces i cili do të vazhdojë, pa marrë parasysh kush i fiton zgjedhjet presidenciale amerikane. Së dyti, jetojmë në një botë të fuqive të ndryshme, me daljen në skenë të Kinës, që i bën konkurrencë jo vetëm fuqisë amerikane por edhe sistemit liberal-demokratik si të tillë. Pra, sot për sot, me së paku katër fuqi të një rangu – SHBA, BE, Rusi, Kinë – kemi të bëjmë me një botë shumëpolëshe, e madje edhe me një konkurrencë të ndërsjellë sistemesh qeverisjeje.

Konferenca e Sigurisë së Munihut mendon se tash është momenti kur Gjermania, në partneritet me Francën dhe të tjerët, të fuqizojë Bashkimin Evropian në forcimin e vendimmarrjes së tij dhe të ndërmarrë hapa të mëtejmë të forcimit të sistemit të vet të sigurisë, brenda kontinentit dhe brenda NATO-s.

2.

A do të kemi Shtete të Bashkuara të Evropës – sepse kjo është rrjedha logjike e të dy analizave – apo diçka që shkon në atë të një konfederate, e cila përbashkon në dhjetë vjetët e ardhshëm vendimmarrjen për thesarin, politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes?

Kjo është sfida konceptuale e propozuar nga të dyja analizat dhe reflekton në masë të madhe të menduarit, jo vetëm në Berlin, por edhe në Paris, Bruksel dhe jo pak kryeqytete gjithandej kontinentit.

Sado larg të duket prej këtij debati, një lëvizje e këtillë historike do të ketë efekt të vetin të drejtpërdrejtë në Kosovë, ndër shqiptarë dhe në regjion në tërësi.

Efekti i parë dhe thelbësor do të jetë fakti se fillimi i një procesi shumëvjeçar i thellimit të vendimmarrjes brenda BE-së do të ndërpresë dinamikën domethënëse integrimi të Ballkanit Perëndimor në të. Dhe, kjo do të thotë se brenda një periudhe dhjetë apo pesëmbëdhjetëvjeçare nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në BE. E kjo do të thotë se politika e jashtme e BE-së nuk mund të llogarisë në anëtarësim (“anëtarësim të shpejtë”, “garanci anëtarësimi”, “shirit të shpejtë anëtarësimi” apo sido që të quhen premtimet që diplomatët ua japin shteteve ballkanike) si mjet për të nxitur zgjidhjen e problemeve të hapura shtetndërtimi në relacionin Kosovë-Serbi, brenda Bosnjë-Hercegovinës apo të reformave në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

3.

Në mungesë të një politike (“të shpejtë”) integruese efekti i dytë në regjionin e Ballkanit Perëndimor do të jetë ai i vazhdimit të konkurrencës së përkatësive identitare. Në regjion tashmë kemi një koktej të të katër poleve që janë në konkurrencë globale (plus Turqia si fuqi e mesme). Pra, kemi SHBA-në, BE-në, Rusinë dhe Kinën. Që të katër aktorët kanë demonstruar ambicie të veta kompetitive dhe kjo nuk befason kur është fjala për Kinën e Rusinë, por ka qenë befasi me mungesën e qartësisë në politika transatlantike; siç u pa me takimin Kosovë-Serbi në Washington, veprimi i presidentit Trump nuk ishte pjesë e një politike të dakorduar transatlantike.

Në këso kushte konkurrenca e katër poleve që tani ka krijuar dhe mund të thellojë vijat identitare. Kosova dhe Shqipëria kanë pasur identifikimin tradicional me SHBA-në dhe BE-në, por tashmë ky identitet transatlantik nuk është më i njëjtë. Për më tepër, identiteti shtetëror i Kosovës mohohet nga ndërhyrja e Rusisë nëpërmjet veprimeve të Serbisë. Mali i Zi ka përjetuar që të identifikohet me SHBA-në dhe BE-në në formën e vet tradicionale transatlantike për të parë se si ndërhyrja e drejtpërdrejtë ruse, përfshirë edhe nëpërmjet Kishës ortodokse serbe, po e ndan identitetin shtetëror në dysh. Një shtet tjetër i ndarë në dysh, Bosnja e Hercegovina, sheh se si zhvillohet gara mes Rusisë e BE-së, madje edhe Turqisë, në vijat e fërkimeve etnike boshnjako-serbe. Shembulli më i ndritur, Maqedonia e Veriut, është gjithnjë në konsolidim e sipër të identitetit të vet perëndimor në një regjion pasigurie. Ndërkaq, Serbia e presidentit Vuçiq është në avantazh dhe ka arritur me mjeshtri të identifikohet me të katër polet: është derë hyrjeje për Kinën në regjion, është shtizë ruse që pengon konsolidimin e NATO-s, pra ambicieve të deridjeshme amerikane, është identifikuar si partner thelbësor evropian për stabilitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, dhe në muajt e fundit është shndërruar në partner amerikan në sytë e presidentit Trump.

4.

Dhe efekti i tretë do të jetë krijimi i një distance më të madhe kohore mes dy Evropave, asaj që, sipas modelit gjerman, do të thellojë vendimmarrjen në BE dhe ne të tjerëve që jetojmë në Ballkanin Perëndimor e që jemi shndërruar në terren për garën identitare. Përzgjedhja e thjeshtë nuk mjafton: në Shqipëri u brohorit “edhe ne si gjithë Evropa”, por kjo nuk është realitet. Në Kosovë është dyfish më e madhe përqindja e njerëzve që duan që shteti të jetë në BE, por Kosova formalisht as që ka kapacitet negociimi për anëtarësim.

Nga Berlini, ku po paralajmërohet “Zeitenwende”, momenti i kthesës, para disa vjetësh ka dalë ideja e Procesit të Berlinit nga i cili pak a shumë pastaj ka dalë ideja që nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor replikojnë atë që bënë shtetet e Vishegradit dhe krijojnë hapësirën e “katër lirive evropiane” do të futen më shpejt në BE.

Kështu, ritualisht dalin ide të mira që kanë funksionuar në vende të tjera. Vetëm nuk pranon kush se po përpiqet të bëhet diçka që nuk është bërë ende: të bëhet pajtimi ende pa përfunduar konflikti, të bëhet pajtimi mes Çekisë e Sllovakisë ende pa e njohur ato njëra-tjetrën, apo të bëhet pajtimi mes Hungarisë e Sllovakisë ndërkohë që Hungaria ia kërkon një pjesë të territorit kësaj të fundit.

5.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ky është një paralajmërim i mirë për të bërë një analizë të thelluar, për diçka që do të marrë dhjetëvjetëshat e ardhshëm politikë. Herën e fundit kur në Berlin u shqiptua “Zeitenwende” ra Muri. /KOHA

Tags: beMaqedoni e Veriutshqiperiveton surroi

TË LIDHURA

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Next Post
Kur Hitleri, Stalini dhe Musolini ishin kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe

Kur Hitleri, Stalini dhe Musolini ishin kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe

Rusi/ Shpërthen një depo armësh, evakuohen rreth 2 mijë banorë

Rusi/ Shpërthen një depo armësh, evakuohen rreth 2 mijë banorë

Kurba dhe kuota më e rëndësishme për sistemin shëndetësor

Rrotacioni: Nga pjesëmarrja ose nga përçarja

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com